Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

MËKATET E POETËVE

Të më emëronin mua jurist të qiellit,
Do shkruaja një ligj vetëm me një nen:
T’i falen të gjitha mëkatet poetit,
Shpirtin e di që ia dërgojnë në Ferr!

Shpirti rebel ngjan me çmendurinë,
Dhe vetëm Ferri pranon të çmendur;
Sadoqë kjo botë është e tëra çmendinë,
Vetëm poetët janë më të nëmur.

Mëkatet e poetëve: Treten si qiriri!
T’i japin dritë kësaj bote të verbër;
Paçka se paskëtaj s’u mbetet as hiri,
Diku, mbi një varr, ndoshta as emër.

Diku mbi një buzë, ndoshta një këngë,
Diku përthan lotët, ndoshta, një varg,
Në ndonjë zemër, mundet dhe brengë,
Si fllad i jehonës që vjen nga larg.

Kjo botë ka më shumë pleh se lule,
Dhe më shumë mure të rrëzuar se gurë.
Kjo botë servile që në pole përkulet,
Vetëm poetët s’ka për t’i kuptuar kurrë.

 

DUHET TË RRËSHQISJA

Kalova çaste buzë një gremine,
Klithma rrënqethëse më tradhëtoj
S’kërkoj mëshirë, as lëmoshë ndihme
Dhe lutje të përlotur nuk kërkoj!

Duhet të rrëshqisja, duhej patjetër,
Të shikoja dhe vdekjen nga afër
Të shikoja miqt e rinj e të vjetër
Edhe pasqyrën e shpirtit të pastër.

Vetëm një çast pashë gjithë botën
Pash dhëmbëverdhët e krimbur
Pash urithët që thelluan gropën
Pash dhe plotë minj të rilindur.

Fërkonte duart shpirtligësia
Hijenat e ndjen erën nga larg
Në fund të humnerës priste gostia
Mbushur gotat plot me natë!…

Duhet të rrëshqisja, duhej patjetër
Të shikoja dhe vdekjen nga afër
Të dalloja miqt e rinj e ata të vjetër
Qiellin, që tani, s’është aq i pastër.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s