Poezi nga Rudina Muharremi Beja

Poezi nga Rudina Muharremi Beja

 

LART

Deshe të më shkulësh një krah
dhe me të, dëshirën e fluturimit,
por unë mora frymë thellë
Diellin pashë përballë.
Hënën mbi qepallë!

Hapa flatrat e gjatë
i përplasa më e fortë se kurrë,
më dërgoi lart,
atje, ku shkelin e shkrepin rrufetë,
atje, ku engjëjt kanë foletë.

 

TË NESËRMET E MIA

Si vullneti i Zotit
të nesërmet e mia më kanë thirrur.
Aromën e shpresës
mbartur në barkun zgropur,
nën qepallë
fshehur sy i përlotur.

Kam besuar në farën e bimës së mirë që kam hedhur
në tokën e lume,
ku era përkund pikëllimin e luleve.
Gjithë jetën kam korrur
atë që kam mbjellë…
S’ kam dashur të jem kurrë tjetër soj,
lëmshin e tjetrit kurrë s’e kam tjerrë.

Kokëforta, të nesërmet e mia, si kalldrëmet e vjetra
në kërkim të lumturisë…,
që fshehur qëndron në fjalë të thjeshta
çdo ditë e më tepër shndërruar në heshta…

 

AKUAREL

Mbyllur mallëngjimit të heshtjeve…
nën këmbë, vallja e gjetheve,
mbi krye, muzgu me zogjtë e braktisur.

Përreth,
degë e gjethe
enden udhë e pa udhë,
prej erës së çmendur,
që fryn brënda brinjëve
pa u lodhur kurrë.

Lulja me aromë psherëtime,
ngre kokën lart
sheh shiun tek vjen.
Pellgjet pasqyrojnë
kodrat me hënën lyer,
kurse në qiellin e zbrazur
avionë vizatojnë tym…

 

EGUA E ËNDRRAVE

Një gotë verë,
ku shija e fjalëve
mbetet hieroglif buzëve
ndjenjave në duel të qelqtë.

Dehur në egoizëm,
rrëkëllej me kupën,
xixëllimë lumturie…
Pemës së madhe të mesditës
nën hije!

Brenda shpirtit, prushit, zjarrit,
hedh dy grushta natë
Err egon e ëndrrave,
që rend , s’ di ku nër natë

Në sytë e tyre në fëmijë kthehem,
ku dashuria s’ka  hije…
Demonët nxjerr nga honi i errët
e nën zbehtësinë e Hënës
shpirtin rrëmoj, ç’ helmoj fije-fije.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s