Poezi nga Edlira Xhani Velaj
Nuk bien Kambanat
Ku dreqin ishin këto kambana,
kur ti përleshesh deti im
e flamujtë e kuq japin e marrim përbri teje,
si shënjestra të vëna kot
nga dykëmbësha të pavlerë.
Ishulli lëshon piskama
më bënë të urrej kohën.
Ullinjtë si qënie të pavdekshme
mbledhin në trupat e tyre shpirtra
në rremba grumbullojnë jetëgjatësinë.
Si vallzon Poseidoni plak
e në valë deti kërcenon një Afërditë.
Ku dreqin ishin këto kambana,
kur deti përmbytet nga trupa të pajetë
Zoti bën gosti e fton vec mëkatarë.
Këtu në Tokë.
Nje thirrje nga larg …
Ndihmë!