Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

ROBOTIKË

Bukuria me tërë madhështinë e saj fton
ëndrrave të ngjitemi
shtegtojmë në këndin tonë
sjelljes, edukatës, rinisë të dorëzohemi.

Koha nuk pret, stinët gjasojnë
zbavitja më se sfiduese
ende pa shfletuar fletën mosha galopon
je zënë në kurthin e viteve pakthesë

sërish lind dita, nata pret shtegtarët
gjeneratë e re është, brezi dorëzuar robotikës
aparati i kurdisur arreston ndjenjat
kënaqësia nuk ka shije, skllavëria buzëqesh.

Dhe një ditë, një ditë errësira do mbulon
lirësia e jetës, miqësisë, pasurisë shpirtërore
ka gjetur edhe një viktimë
pren e mjetit që vartësi solli në trur.

Atë ditë kur realitetin do kupton
endesh në natyrë, gjelbrimit të pashijuar
kohën e robit kur përqafove elektronikën
dhurove më të shenjtin rininë e pa-jetuar.

Të kujtohet vrapoje pas rrjetit monoton
lirinë e shtrenjtë, dashurinë e qenies njeri
lejove të arrestosh me vullnet të lirë
tani ti më trego, pse një ASGJËJE DHUROVE RININË?

 

MIGJENI ZBRITI

Dallgët e jetës lindën në Shkodër
në kështjellën romantike penën e artë letrar
shëndetligë piu heret ujin e varfërisë
jetoi pranë greminës i humbur.

Kërkonte bukë ditor për Lulin e vocërr
trokiste në shpirt të borgjezëve pa ndjenja
ata mbyllur në guacën e paturpësisë
gjenin strehë në mëkatet ferr.

Atë ditë të bukur papritmas breshëri goditi
thanë…u largua Migjeni zbarkoi në Prizren
ka gjetur aty kohën e bukës së përditshme
pohoi…ika prej shiut më goditi tufanı.

U takuam te mjeshtëri që kishte blerë qymyr
shikjonte sylotur djaloshin asht e lëkurë
pyeti..ke ende thëngjill për zotëriun atje
fjalët nga prapa ..jo thanë gjysmëheshtur.

Pikëloti i rëndë shkriu rrugën e arrnuar
mbledhur janë shkronjat vargu pyet ç ‘të bëjmë
ulur në fron të varfërisë poeti i përlotur
indinjuar thotë..u takova me Migjenin e urritur.

 

SHQIPTARI në moshë

Dritë, qetësi, në kohë frymoj
pohues i mbarësisë jam
heshtjen e kam mbështetës, shkronjave i besoj.

Urtësia moshën pasuron
fjalë të bukur, pëlqyeshëm, më se të këndshëm
jam rob i ndjenjave të mirësisë
rob i kohës, pendës, rob që në mua jeton.

Rrugës takoj maturinë
rrudhat janë dëshmitar i simbiozës së pjekurisë
romantiku i shekullit hipi
baron i muzikës evergreen.

Ndalur është koha, ditët gjasojnë
pasur me dije ndihem si piramida e lashtë
në utopinë e jetës sytë shlodhen
betohem se shoh, dëgjoj
pleqërinë e kohës, bujarinë e të shenjtit Dardan.

Shtegu më shpie në peshën e moshës
kënaqësia e shpirtit, minierë e fshehur në trup
buzëqeshje dhuroj brezave, ardhmërisë së Kosovës.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,543 hits

October 2019
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List