Edicioni XIII: Zade KUQI (Kosovë) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Zade KUQI (Kosovë)
 
Ka përfunduar unoversitetin për Gjuhë Letërsi në Prishtinë, ku banon dhe punon aktualisht. Ka shkruar poezi qysh në adoleshencë, por nuk ka dëshiruar të shfaqej dhe botonte. Prej vitit 2016 ka botuar nëntë vëllime me poezi dhe dy me prozë. Poezia e saj është vlerësuar nga kritika letrare. Cikle me poezi të saj janë botuar në revista dhe antologji të ndryshme,
Librat e botuar:
1.“Amaneti piudetin”, poezi, SHB “Rozafa”, 2016, Prishtinë.
2.“Pa mua, botë, mos u fundos”, poezi, SHB “Rozafa”, 2016, Prishtinë.
3.“Buzëqeshja e përgjakur”, poezi, “Rozafa”, 2016, Prishtinë.
4.“Fluturimi i jasemintë”, poezi, SHB “Pjetër Bogdani”, 2017, Prishtinë.
5.“No passaran”, poezi, SHB “Pjetër Bogdani”, 2017, Prishtinë.
6.“Trëndafili i pasionit”, SHB “Pjetër Bogdani”, 2017, Prishtinë.
7.“Legjenda e pikëlluar, tregime, SHB “PjetërBogdani”, Prishtinë,
8.“Lahem furtunës violet” poezi, SHB “PjetërBogdani”, 2018, Prishtinë.
9.“Shtëpia blu e errët”, përmbledhje poezish, SHB “PjetërBogdani”, 2018, Prishtinë.
10.“Perseveranter”, përmbledhje poezish, SHB “Pjetër Bogdani”, 2019, Prishtinë.
11.”Bima e oshtimës”, përmbledhje poezish, SHB “PjetërBogdani”, 2019,
 
 
 
ËSHTË ENDE NATË
 
Është ende natë dhe ti kërkon të dëgjosh një këngë
Për vjeshtën nga Jim Hendrix.
Nuk di nëse kitara elektrike mund të nxjerrë ende tinguj
aq të bukur nga përgjumja e gjatë e vdekjes.
Më mërzit kjo letargji lutjesh kaq e njëtrajtshme
për një zot që i mohohet të njohurit e shumë gjuhëve!
Hyjnesha Mat, durimin e paska të paskajshëm,
sa më bën me dyshue në sytë e saj shamilidhur.
A mos i është ndryshkur vallë shpata,
nga peshae papeshë e peshores së zezë?
 
 
 
ME COPËRA DHIMBJESH USHQEJ
 
Me copëra dhimbjesh ushqej terrin dhe dritën,
ngjitjen shkallëve, bartjen e ujit me dorën e majtë,
çantën mes krahësh,kur nisem për dikund,
me copëra dhimbjesh si plasa dheu të një toke
që po kërkoj.
Ushqej fjalët e pashkruara, që nëna ime dinte
me i folë,
me copëra dhimbjesh si copa mishi,
ushqej dashurinë tënde,
ta ruaj, të mos ma vjedhi hut i natës,
që në degë peme pret, ta hajë atë zog
qënuk di prej frikës së vdekjes,
nga t’ia filloj të mendojë.
 
 
 
ZOGJ PA FUND KA DASHURIA
 
Zogjtë kanë mbuluar kopshtin, ngjitur dritareve.
Ka kaq shumë këtu! Shpirti m’u degdis vdekjes,
pa fund kilometra larg, që s’dua jetë pa atë, ëndrrën
me krahët e largësisë më të madhe,
kur të vret e ngjall mijëra here në ditë, s’dua!
Ka kaq shumë zogj rreth e qark meje që më falin
gjithë ato që kanë pare gjatë gjithë fluturimeve.
 
 
 
MBLEDH COPA TË VJETRA BUKE
 
Mbledh copa të vjetra buke,
në pika grumbullimi plehut të qytetit
dhe takoj fatin tjetërtësaj e që ishte një dashuri e re,
e pakonfiguruar më parë.
Kush ishte ai që nuk pa si rrodhi dita,
kurajo u shkri si çdo ditë tjetër,
veç asaj në dukje iu bë
se fati i ndërroi pak,
por në essence ishte po ai kërkim i vjetër
në të njëjtin vend.
 
 
 
NUDO
 
Mbi organin e tij gjenital,
vura një trëndafil të paçelur,
ai mbylli sytë e tij, si shojze deti
dhe mori frymë thellë,
duke lëvizur ngadalë… dorën
dhe gishtërinjtë mbi flokët e mi.
Gjethe fiku ranë mbi bar, u shpërndanë mbi gurë,
një erë e lehtë përkëdheli jelën e kadifenjtë
të perëndimit me retë ngjyrë qielli.
Dikush kërkoi të më pikturojë, ashtu nudo,
dhe pa kokë,
pa kokë është çdo gjë, përveç Zotit
që nuk e takuam kurrë
dhe idesë që rrinë majë të bjeshkës e qeshet me ne.
 
 
 
TRËNDAFILI I PASIONIT
 
Helmi i shpirtit më grin, ta fal!
Kudo tek unë, Trëndafil pasioni,
i çmendur ke mbirë, ndryshe, ti e di
që jeta nuk do t’ma falte kurrsesi.
Siç ke mbirë në mushkëri, shpirtin më ke çarë;
siç ke mbirë shkrepit të thatë e mbi krua,
hapu e nxirr gjetheve tua shpirtin tim,
flakë e shkrumb;
hapu, sa s’u hape kurrë, si Krishtin për druri
që më ke ngallmuar,
po plas për ty me kaq mall
të hapesh dua!
 
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s