Edicioni XIII: ANDONIS DH. SKIATHAS (Greqi) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

ANDONIS DH. SKIATHAS (Greqi)

Lindi në Athinë në vitin 1960. Aktualisht jeton në qytetin e Patrës.
Është poet, antolog dhe kritik letrar. Kanë qarkulluar vëllimet e tij poetike:
“Vorrezë në zonë kufitare”, “Kalë i dallgëve”, “Erëmatës veror”, “ Fantazi të një udhëtari”, “Tungjatjeta shekull”, “Poezi “, “Përvjetor pranveror dashurie”, “Qytet mikpritës”, “Evgjenia”, “I vetmi qiramarrës besnik” (botim tregjuhësh i përzgjedhur)
Poezi të tij janë përkthyer në 11 gjuhë të ndryshme e janë përfshirë në antologji në Greqi e jashtë saj. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Greqisë dhe i Rrethit të Poetëve.
Ka themeluar, drejton dhe administron organizmin “Zyrë e Poezisë” si dhe Çmimin për Poezinë “Zhan Moreas”

TESTAMENTI/ FLETA E PARË

Nuk kemi asgjë
shitëm edhe ujin,

nomad në baltën e ishullit Milos.

Na braktisën fëmijët.
Na përvëlon zjarri
dhe brenga
për shkëmbinjtë e thyer të Detit të Zi.

Pshërëtimat e detit
i dëgjon vetëm i kryqëzuari.

Era brigjeve shpërndan
relikët e të parëve.
Letra që dielli i përcëlloi
u shqiten
përbrendësat e universit.

Qyteti kërcënohet
drita rrëzohet në tunele
pushkatarësh trima.

Qyteti kërcënohet
dënimet i mbështetën
të afërm
poetësh të privilegjuar.

Qyteti kërcënohet
të çarat në tokë
kujtojnë fuqinë tonë.

 

LËKURË E ÇARË

Mjaftohu më thoshte, në heshtje.
Shpesh
me legenin të thyer
mbillte fjalë në pasqyrë,
nëntëdhjetë vjeç Rahil.

Hera e parë
pas telit me gjëmba
dhe
lëkurën e çarë në hurin e gardhit u aratisë
grabitqar me gjuhën të djegur.

Si ruan, shpesh më pyeste,
si ndryshe, me duart
duke dëgjuar trupin të shkrijë borën.

Nuk arrita ta puthja kudo,
në vuajtje u kthye puthja.

Muaj të ftohtë me gjokse të prera,
internimin e vdekjes,
me dashnorin e parë të rastësishëm, mjek
pritej të jetonte.

 

APOLOGJI VERORE

Kohë e verbër
në dhoma të vdekurish
kjo hije bardhë e zi
e kujtesës.

Falimentimet në pleqëri
apologji aromatike
në retë e ndezura
për absurditetin e universit
e le të kishim ditë me shi
gjithë shekullin e njëzetë.

Qielli i kthyer në shpinë
deti i kthyer në shpinë
i kthyer në shpinë vendi me të vjelat
e shtegtarëve në rrenat e errërave.

I padukshëm më poeti
në kryqëzimin e kohërave.

Solli në shqip Vangjel Zafirati

 

Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s