Poezi nga Enertin Dheskali
Iliria
Dejet e gjakut tënd
Dhjetëfish më të gjata ishin atëherë,
Që nga Dalmacia si ballkon mbi det,
Gjer në fushat e Artës e në Prevezë…
Dikur shkrepat dhe dallgët
Dëshmonin forcën e stërgjyshëve të mi,
Që ne pasardhësit
Nuk mundëm ta ruanim dot në liri.
Na fal, mëma jonë e madhe
E tretur në shkulmet e kohës
Na fal, Iliri…
Shkëputur nga vëllimi poetik “Gjak në kozmos”, 170 faqe, 140 poezi, 2010




























Leave a Reply