”EVA (njëra nga ato)” – Roman i sapobotuar i autores Linditë Ramushi-Dushku

”EVA (njëra nga ato)” – Roman i sapobotuar i autores Linditë Ramushi-Dushku

Romani i parë “EVA (njëra nga ato)” nga Linditë Ramushi Dushku

”EVA (njëra nga ato)” – Roman i sapobotuar i autores Linditë Ramushi-Dushku

Eva vjen për të thënë se asnjë mëkat nuk ka gjini. Ai vjen dhe frymohet nga qenia njerëzore si burim herë shkatërrues e herë çlirues. Eva thotë se shkatërrimi vjen nga brendesia jonë, nga ajo çfarë situata dhe koha na ka krijuar. Fati saj i keq e vë atë përpara një ndodhie që më pas ia shkatërron rrjedhen e jetës normale. E dhunuar seksualisht, fillimisht nga uniformat e ushtirsë serbe gjatë kohës së luftës, pastaj nga i fejuari dhe larguar ngs rrethii i ngushtë i familjes, shtyrë nga shoqëria, e kthejne atë në një Evë, që hakmarrja kundrejtë gjinisë së kundërt do t’ia shuante asaj etjen për tu ndjerë e çliruar nga ankthi, dhe për ta mbytur traumën e mar nga ajo ngjarje në një det lojrash që ajo ka vendosur të kthej si bmerang kundrejt tyre, duke i trajtuar të “poshtëruar” gjatë aktit seksual, sikur i quan ajo, burrat. Për tu thënë atyre se forca e dhunës është e pa gjini dhe e pa matshme, duke i lënë ata në një pozitë të pa pritur, të fyer dhe poshtëruar seksualisht nga ajo.

Eva tregon se, atë çfarë jemi ne si gra, nuk na e cakton pozitën se ku jemi asnjë burrë përderisa kemi mendje, shkollim dhe aftësi të njejta, për më tepër që jemi i njejti llojë, qenie njeri. Eva nxjerr tërë dhimbjen e saj para lexuesit, se çfarë do të thot të jesh “njëra nga ato”, kur ajo e mer guximin në një moment të jetës së saj ta tregoj atë të vërtetë para dhjetëra e pastaj miliona njerëzish. Eva, nuk është vetëm nje protagoniste e kësaj historie,

Eva nuk është një protagoniste e vetme e nxjerrë nga një histori e vetme për fatin e keq e vërtetë, ajo është copëza ngarjesh të mijëra të tilla në Kosovë, që tregon një pjesë të historisë së dhimbshme të jetesës në vend përgjatë asaj periudhe lufte. Eva është një pjesëz e kësaj ngjarje. Ajo tregon dhe shfaqë traumën e vërtetë të saj dhe shumë grave të tjera përmes, mënyrës se sjelljes, veprës që ajo vendos të bëj vite pas. Por ajo çfarë kjo Evë, mëson dhe do të donte ta tregonte, është se, dashuria është ajo e cila njeriun e mban lidhur me realitetin, dhe kthen çdo forcë të keqë në fuqi të realizimit të kalimit të sfidave në jetë, qoftë edhe ajo për tu përballur me këto që mund ta cënoj atë. Ajo pa çka shihet si e dobët në sy të parë, në të vërtetën e saj paraqet gruan e fortë që sfidon gjithçka vetëm për të gjetur diçka që ia vlenë!

Autore: Linditë RAMUSHI DUSHKU
Editor: Sabit Rrustemi
Redaktore : Orjona Tresa
Piktura në ballinë: Agron Saliu
Boton: Shtëpia botuese “Beqir Musliu”

 

Linditë Ramushi Dushku

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s