Kalendari poetik: Dražan Gunjača 7 tetor 1958 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Dražan Gunjača

Kalendari poetik: Dražan Gunjača 7 tetor 1958

Poet dhe shkrimtar kroat u lind 61 vite më parë në Sinj, Kroaci. Përfundoi arsimin ushtarak në Split dhe shërbeu rreth 10 vite në marinën ushtarake jugosllave. Ndërkaq u laurua për drejtësi në Rijeka, u largua nga ushtria dhe prej kohësh është avokat i suksesshëm në Pula. Është fitues i shumë çmimeve letrarë për shkrimet e tij. Ja një poezi nga poeti kroat:

PËRBALLË ME TË VËRTETËN

Ndonjëherë duket sikur koha ndalon,
Nuk sillen akrepat e lodhur, të vjetër,
Të thuash vdekja të gjallët numuron
Dhe s’vendos të nisë andej ndonjë tjetër.

Njeriu as do të donte të qe lindur
Në këtë shekull të mbrapshtë, të hidhur,
Ku nëpër banakë veç dhëmbjen pimë
Dhe pranë, përgjumur kemi blasfeminë.

Të vërtetën mund ta përball ndonjëherë,
Kur fuqinë e humbur vë në vend me verë,
Kështu zemra fillon rreh përsëri
Derisa vjen një tjetër fatkeqësi.

Të gjithë të vdekur jemi, por s’e dimë,
Për këtë askush, s’na ka lajmëruar
Dhe gjallë në qofshim, prapë nuk e dimë,
Ku jemi, në shtrat a nën dhe mbuluar.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s