Kalendari poetik: Marina Cvjetajeva (1892-1941) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Posted on October 8, 2019

0


Kalendari poetik: Marina Cvjetajeva (1892-1941)

Si sot, 127 vite më parë, u lind poetja ruse Marina Cvjetajeva.
U lind në Moskë më 8 tetor 1892; babai i saj, Ivan Cvjetajev qe profesor i Arteve të Bukur në universitetin e Moskës, nëna pianiste. Për t’i shpëtuar terrorit të kuq, si bashkëshortja e një oficeri të ushtrisë së bardhë, emigroi në Berlin, pastaj në Pragë në vitin 1922; më pas me këshillën e komunitetit emigrant rus u transferua në Paris më 1925. Duke menduar se i shoqi ndodhej në Rusi, (por në të vërtetë fshihej në Spanjë prej përndjekjeve) u kthye atje në vitin 1939 bashkë me të birin; e bija Ariadna, që ishte kthyer në vitin 1937, qe dërguar menjëherë në kampet e punës së detyruar. E internuan edhe poeten; e vetmuar, e shkëputur prej bashkësisë letrare, para se ta arrestonin për ta dërguar në gulagët e tmerrshëm, vari veten më 31 gusht 1941 te hyrja e izbës që pat marrë me qera nga dy pensionistë. Librat e saj qenë të ndaluar në ish Bashkimin Sovjetik; vetëm njëzet vite pas vdekjes së poetes u lejua botimi i tyre.
Disa poezi të zgjedhura të sajat i kam përfshirë në antologjinë e Poetëve Disidentë, që do të paraqitet në panairin e librit nga shtëpia botuese Jozef, në Tiranë prej 13 deri më 16 nëntor.

Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Posted in: AUTORE, PERKTHIME