Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

Imazh i ëndërrt

Të krijova, të ndërtova në mua,
me një dashuri magjike.
Ti nuk e di, se të gdhenda si pika gurin,
me durim në çdo detaj, pa asnjë të metë!

Por…Dreqi e mori…
nëse do ta shihje veten,
sa i bukur ishe brenda meje,
do ta thyeje pasqyrën boshe
dhe syve nuk do u besoje!

Nëse do mundeshe,
të shihje sesa i qashtër e burrëror
ishte skalitur karakteri jot në mua,
do ta kishe prerë gjuhën, e nuk do flisje!

Nëse do ta dije,
sesa mirësi dhe besim kisha veshur në ty,
tek ai që jetonte zemrës sime,
më beso…
nuk do doje të shihje gjë më të bukur!
E ndoshta, veten do urreje, që e theve…

Tani, nuk di çfarë më trondit më shumë!
Zhdukja e ëndrrës sime për ty,
apo ti që nuk i përngjet ëndrrës?!

 

***

Ndonjëherë t’i doja përkëdheljet.
Ndonjëherë të flisja,
kur përrenjt’ e dëshirës
vërshonin mbi mua.

Po ti ku ishe?
Kur jargavanët luanin
me qerpikët e mi?
Kur krokëllima e shpirtit
ma shqeu, ma goditi,
ma vodhi këtë dashuri?

Ti ku ishe? Ku je ti?

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s