PËRSIATJE PËR ROMANIN “ UDHËTIMI I FUNDIT” TË SHKRIMTARIT KOSTANDIN VOGLI / Nga: Viktor NASI

PËRSIATJE PËR ROMANIN “ UDHËTIMI I FUNDIT” TË SHKRIMTARIT KOSTANDIN VOGLI

Tema që trajton romani është një temë e rrahur që prek letërsinë botërore dhe brënda kritereve të surealizmit edhe ne letërsinë shqiptare. E veçanta e romanit të K. Voglit është se nuk trajton një histori dramatike të një jetimi, por e shikon në kompleks jetën e jetimëve në shtëpitë e fëmijës dhe jashtë tyre (në moshë madhore) si në epokën e socializmit, ashtu edhe pas viteve 90 e deri në ditët tona. Bëhet analiza e shkaqeve shoqërore që çojnë në dukurinë e të braktisurve dhe jetimëve në çdo sistem politiko- shoqëror. NJë veçonri substanciale e veprës është se autori K.Vogli përdor me mjeshtëri teknikën e takimit dhe rrëfimit të shpirtrave. Krijohet një situatë shumë terheqëse, emocionuese, sugjestionuese që të bën të rrënqethesh. Mpleksen në rrëfimet e shpirtrave e zakonta me të pazakontën, e ëndrrës me realitetin, e koshiencës me subkoshiencën. Shpirtrat rrëfejnë histori dramatike e tragjike, histori deri të skajshme e të pabesueshme, por që kanë brënda të vërtetën. Nëpërmjet atyre historive lexuesi provon ndjenja të ndryshme që nga keqardhja, tronditja, zemërimi dhe revolta. Si të mos tronditesh, zemërohesh dhe revoltohesh kur meson se vajza apo djali ( jetim apo jetime ) që e dine se kanë nënë, shkojnë për t’i takuar dhe ajo me ftohtësi, indifference e mospërfillje u thotë: – Përse më shqetëson? Shiko jetën tënde, nuk të njoh për fëmijë!

Në epokën socialiste për shtëpitë e fëmijës ishte krijuar një mit nga propaganda partiako- shtetërore se fëmijtë e atjeshëm rriteshin, edukoheshin dhe dilnin në jetë pa problem, pa peripecira, sepse quheshin “ bijë të nënës Parti” Në faqen ‘90 lexojmë ato që thotë shpirti i Isanës. “ Në konviktet e shkollave të mesme nis dhe kalvari i gjatë i vuajtjeve dhe përpjekjeve të mëdha ( sidomos për ne femrat) për të përballuar shumë vështirësi që na delnin. E them me të drejtë se ishim jashtë vëmëndjes së duhur ( dhe të dëshirimit prej nesh) të institucioneve shtetërore, të cilat nuk tregonin interesimin aq të nevojshëm…

Historitë që tregojnë shpirtrat paraqesin të vërtetën, realitetin, atë që jetuan jetimët. Autori me force artistike i jep goditje mitit, e zhvesh nga aureola e bukur që paraqiste propaganda partiake. Paraqet vështirësite, pengesat, jetën me kufizime, me peripecira të pjesës me të madhe të jetimëve të të gjitha shtëpive të fëmijës të Shqipërisë dhe veçanërisht të shtëpisë së fëmijës të Sarandës, e cila mbahej si model në epokën socialiste. Kritikë e forte i bëhet nga shpirtrat shtetit të demokracisë pas viteve 90.

Usta Blerti, personazhi kryesor, është i ndërgjegjshëm për gjëndjen e tij të vështirë. I mbetur pa familje, sepse rrethanat ekonomike e detyruan të mërgojë në Greqi, të bëjë një dorë të mire para, të sigurojë mobiljet për shtëpinë që do të hap, se ka vendosur të martohet. Ëndrra iu kthye në zhgjëndërr. Karakteri i dobët I gruas që dashuroi, tradhëtia e mikut të tij e goditën dhe e detyruan të mbetet një I pa strehë pa patur faj, duke qënë I moralshëm, human, i donte dhe bëhej cope për të gjithë. Vdes në mënyrë tragjike si dhe shumë të tjerë. Shoqëria dhe shteti nuk i mori në mbrojtje, nuk u interesuan, nuk i mbështeti. Në faqen 82 midis të tjerash, shpirti i Blertit thotë: sa për ne të braktisurit a do të zgjidheshin hallet ndonjëherë? Punonin, por pa strehim. Jetonim në një epokë ku nuk mund të gjëndej zgjidhje. Nuk kishe mundësi të thoshe se çfar është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Të gjithë njerëzit ishin skeptic për të ardhmen. Në ato vite unë nuk e dija kuptimin e asaj fjale. Por tani që jam shpirt ia di mirë kuptimin. Me fjalë të thjeshta, në ato vite njerëzit po kalonin një revoltë të brëndëshme me mendimin se ku do arrijmë. Skeptikë për ekzistencën. Për ne jetimët pa familje ishte e tmerrëshme të mendoje për martesë…

 

KOSTANDIN VOGLI

Për mërgimin, për ikjen e madhe flet shpirti i Isanës. Tregimi i saj është pjesa më e bukur dhe më e goditur e romanit. Nuk kemi të bëjmë vetëm për një përshkrim, me një histori, por me një pasqyrim realiteti të ikjes së shqiptarëve me anije drejt Italisë. “ Domethënë Italia do të ishte gjithë kohërat borxhzinë për ne. Gabimet e udhëheqësve tanë në të gjitha kohërat do t`I paguante ajo, Italia. Po ashtu akoma më tepër, rrjedhimisht edhe Greqia, e cila po prêt qindra mijëra refugjatë shqiptarë. Tek ne mendova, ka një ripërsëritje. Skënderbeu, i cili na mbajti të mberthyer në luftëra ( të drejta për mua) me mungesë buke e uji, me vrasje e djegie, duke u armiqësuar gjithmonë e më shumë me Perandorinë Osmane. Mbas shumë shekujsh u përsërit e njëjta gjë. Udhëheqësi i kësaj kohe u armiqësua me të gjitha fuqitë e mëdha. Bile edhe me të voglat. Dhe ja rezultati. Gjithmonë shqiptarët do të zotohen se do të hanë edhe bar. Po përse vetëm ne, se ashtu do udhëheqja? Po ata vetë a kanë ngrënë bar së bashku me popullin? Blloku kishte edhe qumësht dallandysheje. Prandaj kishte kaq shumë ikje refugjatësh si pas vdekjes së Skëndërbeut. Ikje massive. Vetëm ikje. Dhe mendoj se kjo ishte dëshira e ish udhëheqësve, të cilët i shkatërruan vetë të tëra…

Në shoqërinë e sotme shqiptare problem i jetimëve, i të braktisurve është një plagë shoqërore që I ka shqetësuar dhe i shqetëson shpirtrat e Xhulianës, Arbenit, Isanës, Blertit etj. Shpirti I Blertit pyet: “Do të vijë koha, apo akoma nuk do të zgjohet ky popull. Të shikoj vajzat e mashtruara, të cilat dorëzojnë në befotrofe fëmijtë e tyre të sapolindur, apo duke i lënë në kazanet e plehrave, apo duke ia dorëzuar një familjeje që nuk lindin. A do të ketë më të tilla mbi të cilat shteti nuk do të vërë dorë. A do të ketë vallë nëna si nëna ime?” (F. 153).

Autori K.Vogli në romanin “ Udhëtimi i fundit” e ka përforcuar edhe më shumë individualitetin e tij. I mbetet besnik aftësisë së tij për të rrëfyer aq bukur, aftësi e cila u ravijëzua qysh në tregimet e para. Në këtë roman ka punuar shumë mire me karakteret e personazheve, të cilat vetkarakterizohen nga veprimet, qëndrimet dhe sjelljet e tyre, por dhe nga pasqyrymi i botës së tyre të brëndshme. Gjithashtu, duke folur shpirtrat vëmë në dukje cilësitë, meritat apo dobësitë e të njohurve të tyre kur ishin të gjallë. Në mbyllje të romanit dëgjohet si jehonë pyetja retorike që bën shpitri i Blertit: “A do të bëhet ndonjëherë njeriu njeri në Shqipëri?…Pyetje retorike shpreh shqetësimin e tërë shpirtrave, por dhe të të gjallëve, për të ardhmen e vendit, të atdheut. Jeta vazhdon. Të  shpresojmë, të kemi besim në një të ardhme më të mirë.

Kompozicioni është mbështetur në takimin dhe tregimet e shpirtrave, një risi e ndërtimit të romanit që së bashku me temën dhe problematicën shumë të rendësishme e bëjnë atë veprën më të realizuar të K.Voglit dhe një roman që shquhet në botimet shqiptare të dhjetvjeçarit të dytë të shekullit tonë. Një sukses i padiskutushëm për autorin. Një roman me vlera të rendësishme artistike, estetike dhe filozofike.

 

Nga: Viktor NASI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s