Poezi nga Rudina Muharremi Beja

 

KAM BESUAR…

Dashurinë,
atë të gjithëllojshmen,
të vërtetën,
që duam ta shkruajmë…

S’ rend nëpër fjalë…
As n’xhevahirë gurësh të çmuar
Mos e kërkoni, as në “përrallë”

N’lëkurë që ngjethet
frymë që ndalet,
në trazime gjethesh,
në mërmërimë të zërit
ujëvarës rrjedhje.

Në pikë të shiut,
që xhamit shkruhet
muzgut të mbrëmjes,
ku buzët shuhen.

Ndër kraharorë
klithmë gjëmimesh
që djeg përvëlon
në zjarr shkrëptimash.

Atje e gjejmë…
U besojmë edhe syve.
shkëlqimit të tyre…
vështrimin kur ndezin n’yje!

 

ORËT E FUNDIT

Hëna e fshehur tërfilit të reve
Ty po të pret,
nesër me Ty do të rrijë
edhe dielli fjalëpak…

Këtu do mbetet vendi Yt bosh
të tutë fëmi
dhe gjysmë e shpirtit në ndonjë qosh
me erën tënde në gji!

 

RREZE NË TEH

(PËR NUREN)

Shuplakën ma dha i pari skaj i ditës.
Përdhe më hodhi!
Një dhimbje të egër më zgjoi minuti pritës.
Qënien më drodhi.

Mos besoni,
kur t’ ju thonë se
gjithçka do të kalojë
por jo se ku, e kur…!

Nëpër venat,
kockat e lodhura,
rrudhë të fytyrës,
muskul që dridhet.
Në çdo pikë gjaku, ku?!
Ku do të shkojë?!

Ku buzëqeshjet,
loti n’ buzë,
heshtja që vret,
drapër i hënës
që ngjyrën tret!

Po, do të kalojë
pa përkëdhelje,
tepër keqardhje,
pa kërkuar leje,
pa lypur falje!

Dhe do të kalojë
do t’ ju ndryshojë,
do qëndroni…,
e palë e shpirtit,
ku dhimbja fshihet,
sa herë ta prekni do drithërojë.

 

PËRTEJ LAKMISË

Kalon një ditë, kalon një muaj ,
Jeta e tërë ditët numëron.
Ku çel një vjollcë,
ku bie një gjethe
ku lot i rënë,
ku një buzëqeshje.

Ne endemi
Në rresht, tek mbartim gurë mbi shpinë
si milingonat, që ku shkojnë s’dinë.
…..

Përreth, shkretëtirë
Ajri i thyer, rruga e zbrazët
peizazh i ngrirë.
I ftohtë dhe gjaku nëpër rruaza
Pemët pa zogj, shikim i mpirë.

Një grumbull zemrash nuk e bëj dot.
Sa gjë e çmuar!

Shpirtin e lirë,
në vënd të kyçit, një dritë qiellore më shumë.

 

ANONIME

Ngre sytë nga qielli
dhe heshtur, e admiroj
brenda qeshjes të tij
ashklat e fundit të ditës
digjen diku fli…

Velloja e natës tjetër
hapësirë e universit
shtrin krahët ngadalë.
Yje rreth e qark…
Hëna shkruar mbi të
më mbulojnë mëndafshtë
tek shkëlqejnë pa zë…

Dhe pyes:

Kjo mbrëmje a është një fragment poetik
që përditë frymën ma merr?!
Dashuri më fal e kurrë s’më braktis,
në të tjera muza më çon fluturim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,543 hits

October 2019
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List