Nënës sime / Poezi nga Isa Maloku

Poezi nga Isa Maloku
 
 
Nënës sime
 
Do të doja, nënës sime
Ti ndihmoja,
ti sjell drunjët e thatë,
për ta përgatitur flinë me renda
ashtu siç dinte ajo!
Të nesërmen të ma gatuante
buken e miserit me duart e arta.
 
Dua ti ledhatoj flokët e tua të gjata,
të thinjura
ta largoj shamin e bardhë
 
Ti ike nga unë ditën e fundit
Pa u perqafuar
pa shku bashkë për të votuar
për FATIN e Kosovës
pa e thënë djelmoshave vullnetar:
Ju paskan hije pushkët në krah!
Ju qoftë hallall gjiri e tambli e nënave tuaja!
 
Ftyra juaj u bë e një bebushi të vogël pa rrudha
Ashtu siç prisja të bëhesha edhe unë baba
Mua nuk më le të çmallem
Me buzëqëshjen tânde të bukur
Mua më le të vuaj tërë jetën
Per ti kthyer kohët momentet
Me mall përsëri.
 
Do të doja ta shkruaj edhe një varg me lapsin tim
E lotët e mi ti fshijë drini i bardhë
aty ku o nëna ime, lajë rrobat e mia dikur
E mbi koshin e misrit që lozja, aty ma sillje buken me përshesh
Une isha pranë teje Nëënëe
ma i lumturi i botës .
Biri yt:
Isa Maloku

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s