Poezi nga Alma Braja

Poezi nga Alma Braja

 

Harro, si është të harrosh!

Harro, si harrohen sytë brenda syve,
se tonat janë shikimet.
Harro si harrohet kjo fryma ime,
dhe duart e mia mbi ty,
si harrohet që lanë gjurmë,
harro!
E harro si është të iket nga fjalët e ëmbla,
që dot nuk i merr era.
Asgjë mos kujto të harrosh!
Si shkojnë njëra pas tjetrës orët,
pa mua në ty,
pa ty në mua harro!
Dhe mos e pi lëngun magjik të harresës,
dëgjon?
Harro si harrohet emri im të belbëzohet,
si harrohet kuptimi i tij,
si harrohen pemët
dhe dielli,
dhe dheu që ende nuk është bërë baltë,
harro!
Në këto vargje, që dora ime rend tani,
futu thellë të kujtosh.
Të mos harrosh!
Ndoshta të rendë më vonë e jotja dorë,
në harresë të harrimit të futet thellë,
e t’i thotë vetes tënde:
“Harro, si është të harrosh!”.

 

II.

Diku duhet të jetë shtëpia e përgjigjeve.

Afër?
Larg?
Mos shumë afër?
Apo shumë larg?

Diku duhet të jetë.
U nise the?
Apo mos fjete?

Të mbyllësh sytë
Ëndrra shtëpi mund të quhet.

Diku duhet të jetë.
Ishte mbrëmë atje…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s