GURËT E MALLIT / Poezi nga Antela Spaho

Poezi nga Antela Spaho

 

GURËT E MALLIT

u mësuam me largësinë
dikur e masnim duke pritur autobusin
që vinte nga qyteti një herë në javë
ne e prisnim atë në rrugën nacionale
me çantat e mbushura me guriçka malli
nga pragu i shtëpisë…

iknim dhe ktheheshim pas disa ditësh
pas një jave apo edhe më shumë
e kështu, dalëngadalë
duke u mësuar me largësinë
ktheheshim edhe pas disa muajsh
me autobusin apo makinat e rastit
që udhëtonin në rrugën nacionale…

më pas largësinë filluam ta masim
me aeroplanë, anije
dhe autobusë më të mëdhenj
që udhëtonin nga një shtet në tjetrin
në rrugë e dete ndërkombëtare
aq të gjata sa shpesh vështirë të maten
dhe guriçkat nga pragu i shtëpisë
rëndohen shumë dhe bëhen gurë
prandaj tashmë kthehemi më rrallë…

u mësuam me largësinë, u mësuam
duke e matur me metra e kilometra
me orë, ditë, javë, muaj e vite
të inatosur gjithnjë me kalendarët
duke numëruar njëri pas tjetrit gurët e mallit
duke peshuar të lodhur rëndësinë e tyre…

Po me dhimbjen si do mësohemi?
Me çfarë matet ajo?

_________________

 

Foto: Shtëpia e fëmijërisë sime.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s