Kalendari poetik: A’isha Arna’ut 13 tetor 1946 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

A’ïsha Arna’ut

Kalendari poetik: A’isha Arna’ut 13 tetor 1946

Poetja franko-siriane Aisha Arnaut, u lind 73 vite më parë në Damask, në një familje shqiptare prej Kosove. Filloi të shkruante poezi qysh në moshë të njomë. Mbaroi universitetin e Damaskut për Letërsi Frënge. Prej vitit 1978 jeton në Francë dhe shkruan në arabisht dhe frëngjisht tregime të shkurtër, poezi etj. Ja poezia që përzgjodha prej saj:

MËRGIMI

Mërgimi
prej dhëmbjeve
varte zilka me ngjyra,
dhe vinte një maskë gëzimi.
I lidhte rrëfimet e tij
fort në majë të gjuhës,
që të mos e tradhëtonin
kur të kishte nevojë për ‘to.
Ecte
lehtë e lehtë
me këpucë diamantqëndisur,
vetëm, ndërsa nata
pa yje që ta prisnin
mori sytë e mi.

Zog që vrojton horizontin
kujto
që plumbat janë ngado,
kujtohu
për mua
udhëtarin e përjetshëm.
Gjithë jetën
të eci kam dashur, por kurrë
s’i kalova
caqet e varrit tim.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s