Jam anije mes stuhisë së mallit / Poezi nga Adriatike Xh. Lami

Poezi nga Adriatike Xh. Lami

 

Jam anije mes stuhisë së mallit

Sot është ditë e veçantë malli,
Ashtu krejt i bardhë si boçet e pambukut,
Shëtit në fushat e qeta të fëmijërisë.

E vjeshta shtrihet magjepëse në një mendinë.

Ka burra kudo, i dashur, por unë nuk i shoh!
Sepse muzika e luajtur nga ti ndjell ujërat e thellta,
Si klarineta gëzimin e epërm të dasmave.

E unë shoh vetëm brenda oazit të zemrës tënde.

Thikat e mprehta të mallit shkëlqejnë nën diell vjeshte.
Hapin udhën me mjegulla xhelozie e sjellin reshje lirie.
Aromat e saj mbysin rutinën e ikjen e kthejnë në tis;

E çmendur ka dalë prej kafazit të dashurisë!

Më thua të vij kësaj të diele, unë harpë lëndimi,
Velë dridhëse, kam frikë se nuk e di çfarë gjej;
Mes meje e teje copëzat e rrëmetit thyhen, shkelen.

Por unë shoh atë veshjen e bukur të kalit, jelen….

Ndonëse syri shkëlqen e zgjon gurin e çmuar të kurajos,
Po ashtu edhe ma rilind dalldinë, të kthyer në një ves,
Ti e di, se unë jam si ajo anija në mes të detit;

Nuk eci, por plot dëshirë, stuhinë të kalojë, rri e pres.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s