Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

SE SI

Lejlekë, rosa, orla
s’u panë qiellit të kësaj vjeshte.

Pak drithë të artë nga arat e tim eti,
mbledhur në shportën prej filigramë mendimesh,
doja t’ju a jepja si peng kthimi shpendëve.

Se si në shportë m’u ul pak qiell i zbrazët.

Se si….!

 

E DIELA

E diela, për qiell,
syçkat e Perlës ka

Do mbushem me të dielë
e do shkoj te pendesa
gjethet e borzilogut, ti puth një nga një
t`ju pëshpëris fjalët e pathëna
që nga e hëna gjer tek e premtja

Do ti përkulem milingonës: ndjesë për mungesën
në banketin e së shtunës,
që shtroi me kokrën e grurit që i fala.

Do ta bind gjysmën e të më falë
sepse, ndërsa përsërisja si papagall
“kostume nuk do vesh kurrë”
këmbët më çuan në tubim
me njëmijë gjinkalla e arlekinë

do i tërheq veshin guximit,
që me gjith moshën e arkivuar
në pesëdhjet zarfe e ca
përdor akoma pampersa e biberon me qumësht

do ti mjekoj plagët me muzg
do lahem në detin e së dielës

E diela për det: syçkat e Perlës ka.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s