SALEP SULLTANI NUDIST / Poezi nga Kadrush Radogoshi

Poezi nga Kadrush Radogoshi

 

SALEP SULLTANI NUDIST

Salep sulltani nudist
Nudizmin e veshi me shallvare
E me një komb po bën hajgare.

I theu të gjitha pasqyrat
Se nuk i pëlqente fytyra e vet në to.

E shiti atdheun cep më cep
Për ta blerë pasqyrën e sofistikuar
Fjalën e fundit të teknologjisë moderne!!!

Fatkeqësisht
Pak para se ta vendoste në ballin e rezidencës
E të kënaqej duke shikuar
Fytyrën e tij prej heroi të paepur
Fytyrën e tij prej dashnori të zjarrtë
Zuri në thua dhe u rrëzua
Dhe krejt çfarë pa
Ishte fytyra e tij e shëmtuar
E thyer në mijëra copa.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s