Poezi nga Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

 

NJË GRUA

Mund ta duash një grua veç një çast,
E të ikësh prej saj, pa u shuar malli.
Po vite më vonë të bësh me të pakt,
Të të shfaqet përball, si e pe së pari.

Në fund të jetës të të vij dhe njëherë,
Me po atë kurm dhe me po ato linja.
E t’i flasësh kot, si ca burrat të tjerë,
Të braktisa, që të të kujtoja pa thinja.

Të braktisa se doja të të ruaja si ishe,
Ndërsa atë që ke pranë shikon në sy.
Një grua mund ta duash dhe ndryshe,
Tani më thuaj:- Po ty, si të desha ty!?

 

DILEMË

Ty t’i kam thënë të gjitha, të gjitha,
Dhe nuk kam asnjë sekret të fshehur.
Nuk kam brenda, as ëndrra të trishta,
A trille burri që mund ta ketë dredhur.

Nuk kam as fjalë që i mbaj për vete,
Nuk kam asnjë mllef, a ndonjë inat.
Nuk kam kafshime buzësh në heshtje,
Që mos të të them:- Si të gjitha gratë!

Ty t’i kam thënë të gjitha, të gjitha,
Mos kërko më, se asgjë s’kam lënë.
Po si t’ia bëj, kur mua të më vij ikja,
Të të them ty, a të iki pa të thënë!?

 

KUSHTET E MIA

Ndoshta u nguta në mallin tim të parë,
Ja si tërë burrat që u pëlqen pak vetja.
Unë bëra një kërkesë, thjesht si zyrtar,
Ti do mbash mbiemrin tim në shkresa.

Gratë që do vijnë s’do e kuptojnë dot,
Po as ma ndjenë edhe sikur të kem faj.
Se malli për një burrë, është i paplotë,
Kur atij i mungon qoftë edhe ky detaj.

Ndoshta u nguta po më duhej një pakt,
Sa pashë në dy pjesë të ndarë zemrën.
Mendo po deshe:-Ke mbetur çunak!
Unë thash me shpirt:-Ma duaj nënën!

Gratë që do vijnë do të qeshin nën zë,
Me mua që ngatërroj gjërat në shpirt.
Kur të jenë mamkë do thonë tjetër gjë:
-Ikonat si shpikim, i bëjnë perënditë.

U nguta si në kontratë me laps e letër,
Në kohën time kur të shpalla dashuri.
Dhe sikur të të doja në një kohë tjetër,
Vetë do të të krijoja në s’gjeja një si ti!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s