Kalendari poetik: Les Murray (1938-2019) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Les Murray

Kalendari poetik: Les Murray (1938-2019)

Poet e shkrimtar australian, u lind më 17 tetor, 81 vite më parë, në New South Wales, Australi. Nëna i vdiq kur Les ishte 13 vjeç dhe për më tepër i duhej të përkujdesej edhe për të atin e sëmurë. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Sidney-t. Fitoi disa çmime për librat e tij. Pas një sëmundjeje të gjatë, vdiq para ca muajsh, më 29 prill 2019. Ja një poezi nga poeti australian:

DOMETHËNIA E QËNIES

Kurrgjë veç të folurit
nuk e di domethënien e qënies.
Pemët, planetet, lumejtë, koha
aspak nuk e dinë. Gjithçka dinë
çast pas çasti, si gjithësia e shprehin.

Madje dhe ky budalla trup
pjesërisht e jeton dhe do të kishte
shumë më tepër dinjitet brenda vetes
po të mos qe për lirinë e çmendur
të mendjes sime që flet.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s