Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi
ZË MISTIK
Të ledhatoj flokët
Sa është kufiri
I largëpamësisë
Prej mediokritetit.
Brënda kësaj shkujdesjeje
Dashuria ndaj teje
Vetë jetës
Gjithmonë triumfon?!…
O zë mistik!…
Shpesh brënda vetes vetëm…
Mos kumbo!
PSHERËTIMË SHPIRTI
Mbush!… Netët
ditët,… vitet.
Përpjekje dhe mundime
Mes psheretimave
të shpirtit blatojmë!…
Ardhmerinë.
VEGIM
Kur era frymëmarjen
lëshoi!
Gishtat e tu?!…
Rrëshqisnin përmbi
flokë
si një tymnajë e shkujdesur
vegimeve
ëndërrimtare mes rrezeve
gjezdisese
gjithësisë. Ky start i nisur
njihte vetëm
lartësi dhe ngrohtësitë?!…
Nuk njihnin ku
dhe kurrë mbaronin!…
Udhëtimin.




























Leave a Reply