Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Ti S’JE VETËM

Ti nuk je këtu të shohësh sytë e mi,
Në kaltërsinë e tyre ruaj dashurin
Sy të cilët gjuhën e zemrës flasin
T’buzëqeshur ruajnë imazhin tënd .

Sy që derdhin ngjyra deti valë-valë
Brenda tyre,natë e ditë masin largësinë,
N’qerpikët e lagura, në sy lulesh larë me vesë,
E si valët e detit të vorbullat shkumëzuar .

Hedh hapat me shpresë shpirttrazuar
Në kujtesë të mbajë,t’pa humbura….
E këtu pran meje……
Ti s’je vetëm…..!

 

Se ndaloj

Kur shikimi jot dritë qetëson shpirtin
netët yjet në zemër vin e përgjojnë
vargje tingujt nga zemra dalin më ngacmojnë
syri shpërthen… me të sinqerta sy
secila qerpikë fije ndez dashuri.

Si një dallgë në zemrën time ikën dhe vjen
sy qeshur rri ,me krahë malli
si sekretet e pranverës çdo puthje një kujtim
pran teje qëndroj dhe në sy shikoj
si gjysmë loti tek më puth
shkrirë si bora që preket nga dielli
ndjenjën më të bukur e vë në provokim.

Se ndaloj,nuk e mohoj,ndize dhe natën
si buzëqeshja më merr në përqafim
në thellësin e shpirtit
frymën për ty zemra e mban
përtej imagjinatës ,ndjenja jote është e çartë
brënda dëshirës fshehur ndezur mban dashurinë .

Si ylli nate më shoqëron tej perendimit
të hap zemrën prej puthjes të zjarrtë
të zgjoj shpirtin e etur…
sytë mos të mi zënë verbimi
me gjithë forcën e zemrës time
duke parë shikimin në sytë e tu
të humbas në ndjenjë tënde
të mbjell në buzë një karafil të kuq.

 

Pyete zemrën tënde

Syri bukur me atë shikim të ëmbël
nga kjo mungesë mos më vrit!
si dimri i heshtur
mos më lëndo as në heshtje
kujtimet nuk i mer koha….
kurr sytë e tu si loti në shpresë,
më thirrin në dëshirat që ti pretendon
në urdhën e zemrës buzëqeshe shpirtin .

Ti dritë e zemrës
sado larg fati të ketë çuar
beso fuqin e zemrës tënde
koha mund thirrjen e hargjuar
qetësitë s’bijen sikur shi e borë
i merr gjumi i shiut të vjeshtës
në stinën e dashurisë ato janë lule
që ujiten çdo ditë për një çaste arome.

Ti je si engjëll që më mbron gjithmonë
Unë jam nisoj si dielli si zjarri që të djeg, ngado
ti je si djalli, që në faj më fton ,ngjan si dëshirë
ndjenja zjarr që më këthen te ty
në ditët të mira dhe ditët e këqija
fati shkruar më fsheh në gjikson tënd.

I bukri im natën ma bën ditë
në ëndrrat e tua zgjohem unë
si valë e bardhë që përcjell deti
me sytë e tu malli i etur
me aromë e qetësisë së afshit ëndërror
bëju cicërimë e kësaj mbrëmje
ndriço udhën tënde me sytë e mi.

Në stinën e blertë të dashurisë
si erë lagështije e mëngjeseve të njoma
bëhu ditë e bukur e tmerrit e ditës sonë
në kopshtin ditor ku fton e heshtura
eja më shkurto natën,e nesërmja do ket dritë .

Nga rrezet e para te diellit
në kupën e besnikërisë
pyete zemrën tënde
ç’kushtojnë mijëra thesare
përpara syve të adhuruar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s