Poezi nga Sinan Vaka
 
 
BREGUT TË VJOSËS SË FËMIJËRISË
 
Tu ngjatë jeta bregu i Vjosës
shkumëzim dhe ëndërrim,
në kurora konupicash
rri i moçëm malli im.
 
Nëpër valëzat tej rrymës
ku lot frika vals tej rrjedhës,
nëpër shpellat me lëmyshqe
llokoçitja ku rreh stenës.
 
Përmbi ginën plot me gjurma
që lenë vidrat ndaj mëngjesit,
përmbi zajet e përzhitur
që rikthejnë sytë e diellit.
 
Ah, burimet nën rrapishte
plot me cipëza shalqini,
erën me aromë të njelmët
që hap lehtë ujësimi
 
Buzëmbrëmja kaq fluore
nga neonet e qytetit
dhe soditja përmbi mure
që çlodh shpirtrat edhe njerëzit.
 
 
 
PAQETËSI INTERNACIONALE NË KREMONA
 
Jemi pak të huaj që duhemi, por heshtim
nga dita që na dhuron dhimbjen e eshtrave.
përballë dy italiane prej gjuhës na përqeshin
me shikimin shpotitës, si tehu i heshtave.
 
Ora tetë. I mbrëmjes gongu i orës tetë.
Orari kur lot dhe qesh nëpër klube ironia ,
kur marokeni Xhabar pi çajin e nxehtë,
e rumuni Mirçea, merr letër nga shtëpia.
 
Unë, pranë tyre gjithnjëlloj. Ora tetë,
duke pritur kafenë e hidhur në mbrëmje
dhe gazetën ditore me artikujt përçmues
e dheut mohues dhe të tjetërkujt pa endje .
 
Marokeni Xhabar më thërret “ burazer “,
Apo jo ? Nuk jemi njëlloj “ musylmanë “ ?
I urti Mirçea, më shkel syrin e romanisht
kërkon pjesën që i takon nga Ballkani.
 
Ora tetë . I mbrëmjes gongu i orës tetë.
Bar “ PRIMAVERA “, rruga “ BRESHJA “,
Lot vallja e ndërgjegjes së paqetë
nga ritmi fetar dhe deri tek përqeshja.
 
 
 
NËNQESHJA
 
Largeësitë,
janë horizonte të zemrës bosh
dhe shpesh i matim të përqarë;
nuk ndodh vetëm kur shpresa të josh .
 
Në takime ëndrrash,
sa herë jemi parë?
Ti, ndërkohë rrit zambakun e syve,
zbukuron buzagazin e trëndafiltë
dhe pastaj i nënqesh atij që ke vrarë.
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,520 hits

October 2019
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List