DUKE PRITUR MURGUN / Nga: Fatbardha Sulaj

DUKE PRITUR MURGUN
 
 
Nga: Fatbardha Sulaj
 
….teksa vështroja portretin e tij me detaje, do thoja pa frikë që tek ai njeri nuk ekziston dashuria, dhe po qe se shpërfaqej diku, sigurisht që do ishte në minimumin e vet.
Një notë minore e ndalur tek-tuk në ndonjë kënd të gjestikulacionit të mimikës …
 
***
Sa keq më vjen që në qindra profile sociale portreti tij është asociali i shtirur.
Po kujt i intereson përveçse Xhinoljos, vetëm atij do ti interesonte dhe gjithë Xherominëve të famshëm për t’i kthyer buzëqeshjen false.
Po kam frikë prej buzëqeshes së tij, se duket si buzeqeshje e vjedhur prej vallëzimit të hijeve.
Ti e di për kë flas, ti përshkon hapësirat dhe ndalesh te biseda jonë apriori.
Ndoshta njeriu më social i lumtur do ishte Mao Ce Duni, dhe gjithë post Maot e shekullit modern.
Ata, në hardweret e trurit të tyre kanë të programuar buzëqeshjen si të ish “welcom” për të hyrë në tokën fizike kineze, por dhe në hapësirën kineze RAM….
Sa keq që truri jonë nuk është programar kështu, por të paktën kemi një lloj dashurie.
Ndërkohë pres të vije murgu, madje kam filluar të ëndërroj mbi veshjen e murgut, mbi origjinën, mbi gjuhën që do flasë, mbi llojin e jogës….
Do të ftoja ty për të qenë prezent në ardhjen e murgut, por kam frikë se e bën murgun të qeshë….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s