Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

DASHURIA PLAGËT I LIDH VET…

Udhëtim i gabuar n’kërkim unazëshprese
Nëpër ato lëndina mbuluar nga drizat
Dashuri e pafat mbi krah pilivese
Mbaron n’plojë kërmash ku gostiten mizat

Dielli rrugën humb terri nis të zgjatet
Mbi do re të nxira dhimbje sjell Jermia
N’moçal mbytet BESA kur shfaqen inatet
Nën thundra derrash mbaron DASHURIA

Dhe vjen një çast era degdis retë
Skëterra fashitet nga kaltërsi e QIELLIT
Dashuri e plagosur plagët i lidh vet
Me shikim buzagaz drejtuar drejt DIELLIT

 

NË PRUSHBUZË TË SHTRIHET MËRZIA…!!

Ka ditë që m’djeg malli për syrin dritëylli
Tundohem n’ëndrra gjaku vlon në vena
Përhumbi n’kujtime me shikim kah qielli
Pas dritës hyjnore t’Perëndeshë Selena*

Në kopshtshpirtin tënd saherë fryn era
E mbi krahë të saj bart fluturfjalët e mia
Ty shtiresh e shurdhët s’je si ngahera.
S’di pse mbi prushbuzë t’shtrihet mërzia

S’dëgjon këngë bilbili as zë dallëndyshe
Ndjenja nebuloze t’burojnë nga thëllësia
E ndjej neverinë tënde më vjen si afishe
Vjen me degamë deti mbi shpirtplagët e mia

Sot në kopshtin tënd lulet i thau brima
Sot t’bezdis humori kënga t’ngjallë neveri
Ti përmes fjalërrufeve përcjell fërgëllima
Asgjë! asgjë s’ndriçon; Qielli yt është gri

Eh! t’bukurat lule mbledhur buzë gremine
Buqetuar me t’qeshura përplot gjallëri
Ti sot i bëre shuk i hodhe pas shpine
Pse më sodit syvëngër…veç Zoti e di!?

Sot në shpirtin tim mbjell t’pelinit fidan
Dhe kujdesesh të rritet me shije t’afratës
Vjen përçmimi yt përplaset si uragan
Jam shpirtskifter s’i druaj korbnatës

Të thërras në heshtje, por ti nuk b’zanë,
Tinëzisht përvidhesh në ëndrrat e mia
Godit me fjalëshpatë! godit nga çdo anë
Se veç në shpirt poetësh jeton dashuria

Beharfjalë të rrejshme ta stolisin ballin
Ndaj me kobkëngë sot ormo* miqësinë
Me kripëlot të narta unë e shkrijë acarin
Mendimet e trishta i hedh në greminë

Më shfaqesh përpara porsi diell vjeshte
Ndaj nisem i përhënë me hap drejt teje
Hidhërimin ke ngritur porsi majë kreshte
Strukesh pas mali, shfaqesh pas një reje

Sot portretin tënd kapluar e ka dëshpërimi
Nga shpirtkopshti yt fluturat paskan ikur
Sot buzëqeshja jote paska shije pikëllimi
Në ballin dritëhëne duket dashuri e fikur

Në lumëjetën time ti hedh ca fjalëgur
S’bredh më ndër kujtime lehtë si mistral
M’tundon xhelozia ndaj sot digjem furrë
Trazohem si lumi ngase s’ jam moçal

Sonte! po sonte do ndjek rrjedhën e lumit
Do rri zgjuar me yjet, t’u marr dritë do rri
Le të çmendet nata vend s’do i bëj gjumit
Sonte dritën e yjeve do ta shtrydh mbi TY!

*Selena(Hëna)=perëndeshë pellazge
*ormo=varros (lokalizëm)

 

HAP KUNADHE

Lehtë mbështeta faqen, mbi t’ëndrrës butësi
Dhe sodisja yjet lart në univers
Fytyrëmrrolur sonte, befas u shfaqe Ti
Gjoksin zemërakull, sytë mbuluar shtrezë

Hyre n’kopshtin tim, me shikim nënçmues
Erdhe pa u ndjerë, me at’ hap kunadhe
Sonte se ndjeva aromën tënde, veç një gaz përçmues
Ti sonte nuk hyre, jo, nga derë e madhe

Mbi atë breg inati qëndrove përballë
Pse! pse t’u rrit retina, balli pse t’u zverdh
Unë të përthithja, po me të njëjtin mallë
Dhe të prisja ty, helmin për të derdh

Ç’mu kujtua muzë, kur pata shtri dorën
Për t’i prekur yjet mbi tuat kodrina
Mollëz-gishtat lehtë e shkrinë borën
Dhe në gjoksin tënd pushoi suferina.

 

O MUZË LOZONJARE…!?

Eja o muzë lozanjare se më tundon malli
Eja o nusevjeshtë me ato ngjyra stolisur
Gufoj si vullkan e flakë më digjet balli
Nata nuk ka fund ëndrrat m’janë degdisur

Sodis të blirit gjethe era si i shkund
Kah i merr mbi krah nuk di kah i çoi
Fëshfërimë e gjetheve kujtimet m’i tund
Vjen buzëqeshja yte si gurgullimë krroi

Pres t’vish e heshtur n’këto net vjeshtore
Eja m’ia shkund shpirtit këto maltundime
Ah, faqet tua me aromë mollë dimërore
Seç trazojnë n’mua një fushë me kujtime

Muzë pse ma shkel syrin e s’më lë t’qetë
Pse m’trazon zjarrin që m’përvëlon në gji
Mallit m’i jep shushavë e degdis në det
Hajdutçe m’godet me shikim t’bukurit sy.

Vjeshta prëmë i shkundi bojëartat gjethe
Ti me atë vargzjarr trazove ëndrrën time
Tani, pikërisht tani! rri duroj do prushethe
Përcëllim 100° paskan këto mallëngjime.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s