Poezi me motive popullore nga Rustem Shehu

Poezi me motive popullore nga Rustem Shehu

 

Malëshova përrallore

Ra diell mbi Malëshovë
Papamarë e Vagalat
Do shkoj të zë Kristoforë
Ku shpirti të gjen rehat

Do kullos si gjeraqina
Syrin ta hedh tej përtjej
Të shoh vajzat në lëndina
Me to zemren ta dëfrej

Të dëgjoj qyqen, bilbilë
Për mbi lisa, për mbi shkëmb
Të shoh Dhëmbel-Lunxhërinë
Bukurinë që më çmend

Të shikoj kopetë e rënda
Kush për ujë, kush në mërxim
Arave ku shpërthen kënga
Bilbilat e vendit tim

Të dëgjoj qentë kur lehin
Avazin e një këmbore
Fyell longari më dehin
Malëshova përrallore ..

Sarandë
24. 2. 2019

 

Bëju trimëreshë

Nëse kam gabuar
Zgjidhje s’është largimi
Njëherë jam betuar
Të pres si agimi

Mendja ime çelur
Di të kërkoj falje
Në zemër ke ngelur
Nuk je bërë dalje

Kush qe ajo dorë
Që ne na trazoj
Dhe më la të gjorë
Bredh -e të kërkoj

Tek gurra -e fshatit
Atje kakarisin
Të largojnë prej fatit
Të urrejnë fisin

Bëju trimëreshë
Dhe mos dëgjo shumë
Mbylli sy e veshë
Fiton ti dhe unë

Sarandë
26. 08. 2019

 

Mençurinë s’ ta peshuan

Dorë e Pashakos të tundi
Tek oxhaku me minder
Asaj dëm si vate mundi
Rriti gjeniun me vlerë

Sejfulla ylli i Karvanit
Fllad i ëmbël me tallaz
O dhëmbshuri e vatanit
Thesari ynë qe le pas

Mënçurinë s’ta peshuan
Ashtu siç bëri Fan Noli
Batakçinjtë e harruan
Për Lamen nga ç’shkolla doli

S’ deshe pallate dyqanë
As karriken për ofiq
Por u trete për vatanë
Të rroje me shok e miq

Syri yt që kishte parë
Se kush ishte perëndimi
Thoshje respekto fshatarë
Dhe kush vuan nga zengjini

O Lame o gur i çmuar
O mëndja me të mëdhenjtë
O pena gurrë e kulluar
O rebel si birbilenjtë

Rruga jote ligjeratë
Jeta jote ligjërim
Zgalem i malit të lartë
O bilbil i vëndit tim.

Sarandë
28. 07. 2019

 

O gur, xhevair i artë

Më shpie mëndja nga fshati
Më kujton porta sofatë
Tek foleja tek rehati
Më zëntë gjumi i gjatë

Kujtoj lofatën e madhe
Lëmin ku nisnim dhëndurrë
Gratë dhe vajzat sorkadhe
Kur mbushnin ujë në gurrë

Figu i zi në dërrasë
Fshati ngarkuar me mane
I mbushja futën mamasë
Arrë , ftonj , rrush e bajame

Haxhi Bektashi tek Shkëmbi
Mynhiri i lirë përballë
Kisha faltore gjithë vendi
Perëndit qofshnin falë

Çuka si kali me jele
Ngarkuar bredhat e lartë
Malëshovë ëndërr më ngele
O gurë, xhevair i artë.

Sarandë
12. 6. 2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s