Botë e gënjeshtër… / Poezi nga Adriatik Jaçe

Poezi nga Adriatik Jaçe

 

Botë e gënjeshtër…

Kjo botë,
një grumbull që lëviz çregullt…
Nuk ka…,
as start, as bosht, as skaj.
Çfarë sot,
të ndodhet fare pranë…
Nesër të zhduket,
se sheh pastaj…

Ky lëmsh frymorësh,
të tmerruar…,
që rrëmbejnë,
ajrin e njëri tjetrit
gjithnjë,
një punë e pambaruar
çdo herë,
një amanet, humbur, mbetur.

Në cytjen tonë.
mundojmë trupin,
shpirtit i japim
thika pafund,
mendojmë,
se botës i jemi të përjetshëm,
një humbje e rëndë,
gjumin na shkund.

Një mik na ikën,
si vesa e mëngjezit…
Die folëm,
sot e përcjellim,
peshojmë mendimet,
duarsh mbështetur…
sa flakë akoma,
në fill na ka mbetur.

Mendojmë,
se shkëmbinj i jemi tokës,
nuk rreshtim,
në babëzinë njerëzore.
Asnjëherë,
kurrë se përfillim,
se në fund,
jemi mbetje kockore…

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:30.10.2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s