Fragmente nga libri: Gjuha shqipe me një mushkëri i autorit Mehmet Elezi / Përgatiti materialin Bardhyl Selimi

Gjuha shqipe me një mushkëri

Botim: Gjergj Fishta 2009

 

Fragmente

  1. 7
  2. 23

Ismail Kadare ka thënë diku se ne shqiptarët kemi tre simbole madhështore të identitetit kombëtar, të cilat njëherësh janë shtylla të përkatësisë sonë perëndimore, pjesë e qytetërimit perëndimor, bashkëthemelues të të cilit jemi. Këto shtylla janë:

Origjinaliteti i gjuhës shqipe si gjuhë indoeuropiane, ndër më të vjetrat e kontinentit e ndoshta të planetit

Prejardhja jonë ilire e pranuar prej shkencëtarëve më seriozë mbi bazën e të dhënave shkencore

Dhe Skënderbeu me veprën e tij.

f.81

Kongresi I 1972 nuk e njësoi gjuhën, ne sot s’kemi gjuhë shqipe të njësuar. Ai kongres miratoi thjesht një standard.

  1. 82

Politika komuniste e pashpallur ishte që Kosova të mos përfshihej në standardin gjuhësor të Republikës së Shqipërisë, por të shkohej drejt krijimit artificial të dy gjuhëve shqipe për të çuar drejt copëtimit përfundimtar e të pakthyeshëm të kombit shqiptar.

  1. 87

Mërgim Korça ka folur për ndihmesën e Mustafa Krujës “në fushë të shqipes me fjalorin etimologjik prej 30 mijë fjalësh që hartoi”. Sipas Karl Gurakuqit,  fjalori ka qenë prej 2400 faqesh të formatit të madh me 30 mijë fjalë të spjegueme shqip…Zemërbardhësisht dorëshkrimin e çmueshëm ai ia dhuroi në Tiranë Institutit të Sudimeve Shqiptare (të ngritur më 1940-B.S.) i cili i dha fillim botimit. Ngjarjet e ndaluan shtypin (marrja e pushtetit nga komunistë- B.S.). Ajo landë e pashoqe  mbet në duart e komunistave”.

  1. 90

Për Mustafa Krujën si për figura të tjera madhore, ka zëra dhe po dalin në dritë dokumente sipas të cilave vlerësimi i deritanishëm për të si politikan ka qenë i pambështetur, se personaliteti i tij është i kundërt me atë që ka vizatuar për dhjetëra vjet propaganda zyrtare. Por kjo është çështje tjetër. Tashti po flasim për fjalorin e tij.

  1. 94

Tahir N. Dizdari hartoi një fjalor të orientalizmave në gjuhën shqipe. (2005)

E filloi atë në tretdhe (internim). Dhe vepra mbeti e internuar për tridhjetë vjet të tjera pasi ai ndërroi jetë, as pushteti komunist, as pushteti i sotëm nuk e botuan. Lumturisht u gjend një qendër jo shtetërore që i doli për zot. Edhe Mustafa Kruja fjalorin e tij e nisi jashtë, jo në tretdhe, po në emigracion. Dhe vepra e tij nuk u internua nga komunizmi, ajo u pushkatua pa gjyq. Fjalori i gjuhës shqipe i Krujës i mbijetoi pushtimit fashist e u zhduk pa shenjë, pa dokë, nën pushtimin komunist. E sot të gjithë ata që dinë për të heshtin.

  1. 127

Në Kongresin e Manastirit shqiptarët, krahu më i përparuar I tyre, bënë disa kapërcime historike:

Kapërcyen pushtetin e kohës

Kapërcyen të gjithë fqinjët tokësorë

Kapërcyen edhe detin

Lëshuan sytë kah Perëndimi e i dhanë përparësi abecesë latine, që përdorej në zemër të Europës. Sepse një alfabet latin përfaqësonte traditën e qytetërimit perëndimor shqiptar. Ai shprehte vazhdimësi.

  1. 128

At Donald Kurti, në një studim të botuar te Hylli I Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend tri:

Shkolla e Pdhanës (lexo Pllanës) më 1638

Shkolla e Blinishtit

Shkolla e Shkodrës

Edvin Zhak thotë se “shkolla e parë shqipe është hapë tre vjet para Fjalorit të Frang Bardhit në Velje (Velë) të Mirditës më 1632. Një shkollë tjetër, më e hershme, është hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e këndimit, aty mësohej edhe gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit. Të tjera shkolla u hapën në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639 dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”

..Më 1878, dhjetë vjet para “Mësonjëtores së parë shqipe” në qytetet veriore deri në Durrës, thotë Zhak kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre.

..Me 1877 në Shkodër kishte edhe një qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë. Kolegja kish një Observator Metereologjik, i themeluar me 1888, i pari në Ballkan. Ky observator i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri me 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist.

Sipas Donald Kurtit, shtypshkronja e Shkodrës u ngrit më 1563, dmth një qind vjet pas Gutembergut.

  1. 159

Sipas zviceranit Victor-Yves Ghebali, ka dy lloj nacionalizmash Nacionalizëm qytetar, përpjekja e përkushtimit me e afirmue dhe me e zhvillue kombin tënd në rrjedhat e qytetërimit bashkëkohor, në përputhje me vkerat e Lirisë, të Demokracisë.

Nacionalizëm parak, është e kundërta e nacionalizmit qytetar, ai vë në qendër kombin e vet, duke I përjashtuar të tjerët, duke i shkelur e shtypur.

 

Përgatiti materialin Bardhyl Selimi, 13 tetor 2019

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s