Kalendari poetik: John Keats (1795-1821) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

John Keats

Kalendari poetik: John Keats (1795-1821)

Sot, më 31 tetor, është data e lindjes së poetit Xhon Keats, të cilin kritika njëzëri e mban si njërin nga përfaqësuesit më të shquar të romantizmit britanik. Mbeti jetim në moshë të njomë, qe 9 vjeç kur i vdiq i ati dhe 15 kur i vdiq e ëma, kështu që Xhoni dhe fëmijët e tjerë të çiftit fatkeq Keats iu besuan kujdesit të gjyshes. Dashuria për letërsinë i lindi qysh në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, kur filloi të lexonte Shekspirin dhe poezitë e Edmund Spenser-it. Filloi të shkruante dhe vetë, pa rreshtur, deri sa e mori tuberkulozi pa mbushur ende njëzet e gjashtë vjeç. Vdiq më 23 shkurt 1821 në banesën e tij në sheshin Spanja në Romë; sipas vullnetit të tij të fundit mbi rrasën e varrit nuk u gdhendën as emri, as data e lindjes apo e vdekjes, por vetëm një epitaf i shkurtër që mbyllet me fjalët: “Këtu prehet ai, emri i të cilit u shkrua mbi ujë.”
Ja përzgjedhja ime sot:

PSE QESHA SONTE?

Kush më thotë, pse sonte u gajasa?
As Zot, as Dreqi me të birin s’ndihen,
Asnjë zë s’vjen nga Ferri dhe Parajsa
Kështu që iu drejtova zemrës sime:

Zemër! Ishim vetëm dhe të trishtuar;
Pse qesha? O dhëmbje, që kërkon mort!
O natë! Që m’duhet duke rënkuar,
Të pyes Qiell, Ferr e Zemër më kot.

Sa e kam të shkruar do të jetoj,
Etja për jetën më jep lumturi;
Por në qëlloftë, sonte të mbarojë
Dhe gjithë bota të bjerë në zi;

Vlejnë poezi, hir, famë, patjetër;
Por m’e fuqishme vdekja, çmim i jetës.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s