Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
KOHË PA EMËR
 
Që vjeshta po laget deri në kockë,
mos e merr seriozisht.
Që dimri ka filluar të trokase në portë,
mos e merr seriozisht.
Që gjethet po baltosin blerimin në tokë,
mos e merr seriozisht.
Që njerëzit ikin më shumë këmbë se me kokë,
mos e merr seriozisht.
Që lavdia e shtirur ngre buste të bronxtë,
mos e merr seriozisht.
Që koha lëpihet pas njerëzve të fortë,
mos e merr seriozisht.
Që në xhungel luani shet veten për zot,
mos e merr seriozisht.
Koha në xhungël
është kohë me bisht.
 
 
 
HARROJMË
 
Nëpër rrugë shoh njerëz të maskuar,
me maska të frikshme për halluin.
Njerëzimi ende rron me miell hua,
hambaret e mitologjisë me zell i fshin.
Sikur të duhej një ditë dhe vetëm një,
shpirtrat e këqij t’ ia hiqnim tokës,
do kisha heshtur sot, s’ do kisha zë,
madje do t’ i kisha shkulur edhe flokët.
Ne luajmë të gjithë nga pak Beketin,
presim një Godo që nuk vjen kurrë,
shpirtin e keq gjithmonë ia lëme dreqit,
harrojmë që shpirtin tonë e kemi të sëmurë.
 
 
 
 
MË THONË:
Që të jesh poet i kohës,
Më thonë:
Mos vdis për një varg,
Madje vet vargjet, shqyeji si vajzat xhinset blu
Mbi gju e nën gju,
Degdisi dhe rimat në shkretetira diku.
Që të jesh poet i kohës,
Me thonë:
Shkruaj vetëm vargje dashurie,
madje dhe dashurinë nxirre lakuriq nëpër rrugë,
përndryshe në shullërin e fjalës
do mbetesh një lis bungë.
Kontratën nuk e kam bërë me ju,
Ju them këtu e për katër vilajete,
Poezia do të më pranojë veç keshtu,
lis bungë
që Liburnët me të ndërtonin anijet
dhe mbeteshin zot nëpër dete.
 
 
 
***
 
Ndalu pak
Në mullirin tim të varfër fjalën tënde rri e bluaj.
Si i mblodhe gërmat bashkë, nuk u preke a s’ më thuaj?
Ti të gjitha m’ i ke falur e dhuruar brishtësisht,
nën qerpikët lozonjare zjarr më ndeze diellësisht.
Me ke marre e më ke futur ku s’ hyn dot as errësira,
trupi yt më është lutur me shkëlqime plot inxhira.
Ndalu pak tek buzë e shkëmbit, të ka zemra veç një fjalë,
ta rrëmbej inatërinë e ta flak poshtë përmbi valë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s