Poezi nga Festim Liti
EMIGRANTËT E LUFTËRAVE
Si specie të mallkuara të bio-sistemit,
nëpër rrugët e botës harruar,
enden veshur me pelerinën
e erërave të akullta…..
Si somnanbule, mbi male, dete e perëndime,
nxitojnë pa shpresë,
zvarritur nga dora e krimit,
nga luftërat vinë,
në luftëra shkojnë,
shpesh, drejt amëshimit,
shtrënguar në dhëmbë me dhimbje,
lindje diejsh të përgjakur,
e një copë shpresë,
për ditën e shpëtimit…..




























Leave a Reply