World Poetica Traboini – Lirika – Sappho (610 p.Kr – 580 p.Kr) / Shqipëroi dhe editoi Kolec P. Traboini

World Poetica Traboini – Lirika – Sappho (610 p.Kr – 580 p.Kr)

SAPPHO (SAFO) –  (610 p.Kr – 580 p.Kr.) – Poezi -shqipëroi dhe editoi në vidio K. P. Traboini. Sappho(Safo) ishte një nga poetet më të mëdha në Greqinë e lashtë dhe ndoshta më e famshmja poete femër në historinë e letërsisë botërore. Gjithë çfarë dihet nga jeta e Safos është se ka lindur në ishullin Lesbos, i njohur edhe si Mitilini, ku është martuar dhe kishte një vajzë me emrin Kleis. Poezitë e Safos ishin shumë të njohura e të pëlqyera nga poetët e vjetër grekë, veçanërisht nga Katuli, i cili i përktheu mrekullisht poezitë e saj. Studiuesit mendojnë se Katuli do të jetë njohur gjerësisht me veprat e Safos. Ka mjaft legjenda rreth jetës së saj. Ca thonë se ajo ishte e dashura e Alkeut, një tjetër poet nga ishulli i Lesbos. Poeti i Romës së lashtë, Ovidi tregon një histori rreth Safos, sikur ajo u hodh nga një shkëmb e vdiq, sepse donte lundërtarin e quajtur Faon. Por kjo histori nuk ka gjasa të jetë e vërtetë. Vepra e Safos është botuar në 9 volume. Kushdo që mendon për letërsinë e lashtësisë, e shoqëron emrin e saj me atë të Homerit, si dy nga figurat më emblematike të letërsisë së kohës që shënojnë kulminacione e që qëndrojnë edhe sot lartësisht, të lexuar e pëlqyer në të gjitha gjuhët e botës. Nga libri “World Poetica” Pantheon Books 2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s