Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

NË KËRKIM TË SYRIT

Më trembi e mira gjyshe një ditë

(Syzet diku i pati harruar)

Njëri sy i lundronte në dritë,

Tjetri veç një gropëz e shformuar.

I lashë në harresë lodrat lozonjare,

U ngjita në tavanet e shtëpisë,

Renda në bodrumet errëtare,

Zog u bëra e hipa në çdo lis.

U ngrita atë natë dhe në gjumë,

Vura shkallë te strehë e dallëndyshes,

Si bir i përrallës renda unë

Të gjeja syrin e humbur të gjyshes.

 

PERDJA RA

Në teatrin e poshtërsisë
perdja ra.
Dritat u ndezën e spektatorët u ngritën në këmbë.
Supengritur pyesnin njëri-tjetrin:
Ç’ dramë pamë?
Skena krejt bosh.
As dekor e aktorë.
Një zë nga thellësitë hiqej osh:
Prapa kuintash luhet drama e fatit tonë.
Si sot e gjithmonë,
fat i hedhur në kosh.

 

S’ ËSHTË HUMBJE

Ç’është vuajtja gërryese e dhimbja që zë thinjë,
kurrë s’e ke çuar ndër mend e kurrë nuk do që t’ia dish.
Tek unë ndërkaq në të trurit shkëmbinj
dhitë e egra rrëzojnë honesh gurë dhjetëfish.

Merre me mend ç’ bëhet me honin pastaj,
jehonat kthehen në ulërima pa cak.
I them zemrës: Në rrëke lotësh mos vuaj,
s’ është humbje të kesh një mik të pabesë më pak.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s