Poezi nga Miradije Ramiqi

Poezi nga Miradije Ramiqi
 
 
POTPURI JETE
“So Longe” G. Moor
 
Tingëllimë
zëri yt
dashuri e harruar
lehtësisht më vjen
i (k)thyer në kornizë
i mbështjellë me purpur
në veshin tim
ëmbëlsisht
shkrihet i qetë.
 
 
 
Deri tek unë
 
(“Të jetosh është shumë e vështirë,
por tejet më shumë është
të tregosh jetën tënde”-Margerit Jursenar)
 
Ik e kthehem
në vetën time-tënden
padiktueshëm më shfaqësh pranë
kaherë nuk të kërkoj
lirohem nga malli
jetoj në vende me njerëz të huaj
si ti dikur-diku në horizonte
e mall nuk ndiej
kujtimi për një dashuri
sa më mungon
ai që dikur ishe Ti
në vetën tënde-timen
kthehem dhe iki
në pafundësi.
 
 
 
Deri tek ti
 
Pritje në natë
sa larg
rastësi
siluetë
në bardhësi
thyerje shikime
ekstazë
flokëve përkëdhelje
shkrihen puthjet
në buzë ëmbëlsi
shprehet ndjenja
pëshpëritje në nostalgji
pritje e mall
deri tek ti.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s