Algoritmi ose postmortem 2 / Poezi nga Suzana Malaj

Poezi nga Suzana Malaj

 

Algoritmi ose postmortem 2

Më fal që i rashë Sheolit përqark
e guxova të vdes pa ty
më fal !
Njerëzit vdesin e as që e marrin vesh
janë të tjerë ata që na dëshmojnë vdekjen
Marrëzi të madhe kam bërë
pjellë të cmendurisë
me gjethe hardhish
kur mendja është vërtetë në ekstazë…
I dashur ,
Ti nuk e pranon por edhe parajsa është festë dionisi
ku vritet Orfeu deri në një farë pike
sa bakhidet të duken të rafinuara
kur këndojnë me lëkurat e tyre të dhive…
Të kujtohet?!
Hartova postmortin tim
e një i urtë më këshilloi të mos e ngacmoja qoftlargun
Sa për të qeshur!!!
Ndonëse nuk isha e sigurt për kthimin
të premtova se do të kthehem
Përgatita algoritmin
kisha lexuar Danten
madje dikush më tha të merrja me vete mikrotubulat e trurit
për t’u dukur tërësisht e matur…
Reformova gjendjet instiktive:
Të pirët
Të ngrënët
Të fjeturit
Të qarët
Të qeshurit
duke përfytyruar një lindje të dytë të shpirtit
se dhe djallin e përfytyroja reformator
Të folurit e të heshturit
i lashë jashtë reformimit
e deri këtu në rregull
por unë ato tubula i fsheha rrugës
nga frika e dekonspirimit
Të betohem në ndershmërinë e të vdekurve
se asnjë prej tyre nuk pranonte të kthehej
në atë që e quanin – ferri i të gjallëve
Guxuan të bënin diversion për parajsën
duke thënë se hera – herës
në tryeza diskrete – zoti mirëdashës
shkëmben pengje me mbikqyrësin e ferrit
Nuk kisha parë gjë akoma
kur njëri syresh thirri kuvendin e ballafaqimit të ideve
më tej nuk mbaj mend , i dashur
ato tubulat e fshehura
nuk i kisha me vete
Cfarë?! Nuk më beson?!
Brenda marrëzisë më të madhe ka sidoqoftë pak mencuri
Është gjithnjë – ajo
faqja tjetër e bërë prej baltës së mbetur
që përfundon në Sheol
Edhe unë… edhe ti
jemi gjysma të vetes për të dëshmuar gjithnjë gjysmën tjetër
Atë që nuk e shohim…
por që është!
Që ka qenë!
Rendim…
duke shmangur siluetën që pothuajse e njohim
e që ka qëndrimin që nuk na pëlqen.
Më fal!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s