Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi

Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi

 

Nuk besoj në grim

Nuk besoj as në fraza të grimuara sado joshëse të jenë.
Nuk besoj në krehje moderne të veshjeve apo edhe fjalëve.
Njerëzit ata në dukje “mahnitës” sikurse edhe fjalët në dukje “të mrekullueshme” janë thjesht të kamufluara për një çast ose edhe më shumë se aq.
I besoj gjithçkaje më shumë kur e shoh, lexoj, pa grim.. ashtu natyrshëm siç vjen.. thjeshtësisht. 
Më pëlqen e bukura, por jo çdo çast, çdo herë, në çdo moment…, nëse është çdo moment është e rreme.
Gjithçka e grimuar, për më tepër, çdo çast është larg meje.., shumë larg.
Më pëlqen të shoh përtej pamjeve, fjalëve, gjesteve !

 

RREZJA

Ajo ishte hija e tij,
lëvizte sonambul,
mes rrymave të ajrit,
të ngopur me zinxhire.
Luftonte dualitetin,
për të qenë gjurma e saj…

Sulmuar, përpjekur, rrëzuar,
në botë paralele pluskonte,
zbehej kotësisë
e ngrihej rilindjesh ….

Ajo ishte kaosi,
veshur me mjegull tymnaje,
e ndjeshme, e dlirë
brenda vetes ndërtonte,
në pazëll enigmash ,
historinë saj …

Ajo ishte lindja,
që refuzonte të perëndonte,
rrebelja e dritës ,
gatuar me dhimbje,
spërkatur me magji ,
këndon si sirenë,
himnin e saj….

Ajo është Jetë,
me botë të dielltë!

 

Fjalët

Fjalët ,
rrokën vështrimin tënd,
heshtur, buzëgaz,
duart në pantonime ndjesish ,
vesuan avuj çlirimi 
koha i gllabëroi minutat,
mbetur e pakohë …

Uritur emocioni ,
pret me ankth ,
ndryshimin e çasteve ,
që tërheqin zvarrë dyshimet,
mbi ne…

Tingujt e një kënge në sfond ,
lexojne me zë te lartë,
mendimet tona …

Ne, siluetat e një pikture,
të shkuar ,
jetojmë të tashmen ,
duke ëndërruar të ardhmen!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s