Duke shkelur mbi shi…. / Poezi nga Luan Rama

Poezi nga Luan Rama

 

Duke shkelur mbi shi….

Ecja mbi hapat e tua
që koha s’i kishte shuar,
ecja mbi të qeshurën tënde
dhe ngazëllimin që më fale dikur,
ecja nën shiun qiellor
duke ndjerë mbi buzë kripën e lotëve të tu,
ndërkohë që trupi yt drithërohej në ajër, s’di ku,
ti kishe shkuar,
copëra dialogësh tingëllonin ende, kristale të hirtë.
Po, unë shkoja në shi
me qiellin në trup
dhe pasqyrën tënde të thyer në krahërorin tim
njëmijë diej të shpërfytyruar, të zbehtë,
natyrë «mort».
Çuditërisht, për fenerë kisha ende sytë e tu,
me te kuqin e buzëve që venitej e bëhej mavi
dhe ashtu i lagur
më ngjante se hyja në detin tënd si një kalorës i plagosur,
hyja thellë, aty ku këmbonin kambana dhimbjesh
dhe shpresash të fashitura…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s