Poezi nga Nehat Jahiu

Poezi nga Nehat Jahiu
 
 
O, SA ËMBËL TINGLLON !
 
O, sa ëmbël tingëllon kjo fjalë,
O, sa thellë është futur në zemër,
O, sa dëshira fshihen për të,
Për fjalën e bukur me emrin – LIRI.
 
O, sa njerëz vdesin për këtë fjalë,
O, sa dëshira shuhen nga zemra,
O, sa poetë thurrin vargje,
Për këtë fjalë të ëmbël me emrin – LIRI.
 
O, sa zemra u tretën si qiriu për këtë fjalë,
O, sa lotë u derdhën mbi tokë,
O, sa nëna mbetën pa djem e vajza
Për këtë fjalë të ëmbël me emrin – LIRI.
 
O, sa lule u vyshkën për këtë fjalë,
O, sa fëmijë mbetën pa prindër,
O, sa varre u mbuluan me kurora lulesh
Për këtë fjalë të dashur me emrin – LIRI.
 
Sa e ëmbël dje e dashur është kjo fjalë,
Sa e bukur është dhe sa e ëmbël tingëllon,
O, sa vargje janë mbushur me këtë fjalë,
Fjalë e ëmbël – fjalë e ngrohtë që mban emrin – LIRI…
 
 
 
ËMBËL, ËMBËL…
 
Ëmbël, ëmbël është kur u merr erë drëndafilave,
Kur pushon në krahët e bukur të bilbilave,
Kur të përqafojnë lulet në të bukurën pranverë,
Kur pas shiut shohim shumëngjyrëshin ylber.
 
Ëmbël, ëmbël është kur livadhi të shtron qilimin,
Kur fluturat mbi supe të dhurojnë përqafimin,
Kur dielli rrezet e veta së larti të fal,
Kur ëndrron e hëna të puth në ballë.
 
Ëmbël, ëmbël është kur puhia të ledhaton,
Kur uji i krojeve të trojeve të tua të freskon,
Kur këngën e zogjve e dëgjon në fusha e male,
Kur fëmijët të gëzuar kapen në valle…
 
 
 
U PIKËLLUAN
 
U pikëllua pranvera
Kur ia prishi bukurinë furtuna dhe era,
Edhe zogjtë na u dëshpruan
Kur sot cicërimën atyre ua ndaluan.
 
U pikëllua vera
kur ia përzunë shqiponjën nëpër kreshta,
Edhe dallëndyshet na u pikëlluan
Kur nga foleja sot i dëbuan.
 
U pikëllua vjeshta
Kur ia dëmtuan dhelprat rrushin nëpër vreshta,
Edhe lumi sot ecën i pikëlluar,
Se ujin në burim ia paskan turbulluar.
 
U pikëllua dimri, qan me lot
Kur acari lulet e saksisë ia ngriu sot,
U pikëlluan edhe delet, qengjat e mjerë,
Kur ujqit në kope u trokitën në derë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s