MALL TAKIMI…! / Poezi nga Vjollca Koni

Poezi nga Vjollca Koni

 

MALL TAKIMI…!

Mos kujto se tërë kohën të kam pritur
tek i plakuri e i lodhuri stacion,
ecja…, ashtu kot, ndonjëherë kalimthi,
po të ndaloja, sikur bëhesha vonë!

Ashtu të gjeta, si dikur lisin,
veç hardhitë kishin rrethuar trupin e tij,
atje, më tutje një shelg lotues varur degët,
për habi ishte tharë e ëmbla qershi!

Dega manaferre shpërndarë kudo,
të pjekurat binin një nga një përtokë,
vetëm gjinkallat zhuzhitnin si dikur,
asnjë kalimtar tek i thinjuri stacion!

I lodhur e i trishtë pret lindjet agimeve,
përcjell dhe perëndimet po ashtu,
diç sikur më foli me zë të mekur
e di që s’ke kohë, po unë jam këtu!

Ashtu përhumbur me shikimin ika,
nxitova se bëhesha vonë,
mora mallin e Stacionit të Vjetër
dhe si një Re e Bardhë, u treta në horizont!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s