Syrit të sirenës / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Syrit të sirenës

Kur flokët e mia ngatërrohen mendimit tënd
humbas në ngjyra të ylberta
e tinguj ,
që shpirti im i kthen në sonata mbrëmje,
një vallëzim që nuk mbaron kurrë
krahë valëzuar me fëshfërimën e erës
këmbë që ndjekin trazimin e detit,
syrit të sirenës
dhe valëve që prekin kaq ëmbël bregun.

Ti vjen me flatra perëndimesh
dëshirave të fshehura ajrit profund
shirita të ndritshëm lë tatuazh në trup
buzëmbrëmjet e mia i ndez në përflakje
e digjesh kozmosit,
si i vetmi yll .

Vështrim i argjendtë përthyher horizontit tim,
avitur misterit
etjes dashuri,
pirë në kupa marrëzie
e derdhur
dejeve përtëritje
në një tjetër përqafim
të tokës dhe qiellit,
eliksirit jetë
ndjerë buzëve në pritje.

@julja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s