Telefonata e kobshme / Fragment nga romani  “Kujtime të trishta” të autores Lela Dardha Kokona

Telefonata e kobshme

 

Fragment nga romani  “Kujtime të trishta” të autores Lela Kokona Dardha

Papritur mjeku me një pamje të trishtuar i afrohet Marjetës , -Me shumë keqardhje më duhet të të jap një lajm të hidhur, – i foli pa mundur ta shikonte drejt e në sy. -Violeta ndoshta po jeton ditën e saj të fundit… Analizat që morëm sot, fatkeqësisht tregojnë se…
-Si ?? –iu drejtua Marjeta duke iu dridhur zeri dhe ia plasi te qarit me denese . -Tani u shemb cdo shprese, – Po tani cfare te bej, ku te shkoj ?- vriste mendjen Marjeta, motra e gjore.Gjëja e pare qe duhej te bente ishte te lajmeronte Albanin te sillte Inen, vogelushen e saj gjashte vjecare per te cilen Violetes malli ia kishte perveluar shpirtin.Nje telefonate ogurzeze e ngriti nenen…-Alban,Violeta eshte shume rende-belbezoi me shume se foli nena.–Duhet te niseni urgjent se bashku me Inen.Albani, tejet i tronditur mblodhi veten e sëfundmi i tha Ines”-Ina,zemra e babit, do te ikim ne Greqi bashke.
-Ne Greqi? Vertet babi? -thirri Ina e gezuar qe me ne fund, do te takonte mamin e saj te dashur qe kishte nje vit pa e pare.
-Urra,urra, uaaaa cfare lajmi te gezuar qe me dhe o babi !
-Babi,duhet te bejme nje tufe te madhe me lule shumengjyreshe per mamin.Uaaa, faleminderit qe po me merr edhe mua me vete,je babi me i mire ne bote !
-Uaaa sa mire, cfare surprize do ti bejme mamit !-Taksia u nis.Afer kufirit Grek blene nje tufe lule dhe nje kartoline.Ina nisi te shkruaj kartolinen me doren qe i dridhej dhe zemren qe i rrihte forte.
-Faleminderit Zotit qe u bere me mire e do te kthehesh ne shtepi mes nesh mami im e dashur !Mezi po te presim ! Te puth shume- shume ,gushen, syte, duart dhe floket ,mami im e dashur ! –. Me shume dashuri nga lepurushja jote, princesha……Ina !
Sa e gjate dukej ajo rruge ate dite ! Minutat i dukeshin ore.Nga ana tjeter, Violenta po kalonte oret e fundit te jetes se saj.E kuptonte qe po shuhej pak nga pak.Pritja e gjate per te pare vogelushen njomëzake te saje,Inen, ishte dhimbja me è madhe e saj.
-Marjeta, te lutem thirre pak mjekun . Kam dicka te rendesishme per ti thene,–tha Violenta me zerin qe po i shteronte.
– Te lutem doktor, bej dicka ,ndonje qetesues te forte per te me mbajtur ne jete, derisa te me vije vajza ime.Nuk mund te iki nga kjo bote pa e pare .
-Ti,o fryma ime, qendro edhe pak, sa te me vije ajo zemra ime e Vogel,–lutej ajo ne heshtje. Syte i mbante te mberthyer tek dera.Here – here ,i bekej sikur shikonte aty silueta te vogla.
–Tani duhet te jete duke ardhur .Une, i ndiej hapat dhe aromen e saj. Mos e mbyllni deren! … I behej sikur degjonte zerin e saj:
-Erdha mami, ja dhe pak, duro te lutem !… Zemra po i shkulej ngadale nga kraharori qe ziente nga dhimbjet si uji ne vlim. Marjeta rendte drejt spitalit me rroba ne duar sic ia kishte lene amanet Violeta ,ta bente nuse .
-Afrohu ketu Marjeta,– i tha motres se saj.
Te lutem ,Almen ,vajzen e madhe ,mbaje ti,mos e lesho, ndersa Inen ,ta mbaje Lela, ajo eshte mesuese dhe do ta shkolloje,__ i tha duke i nxjerre fjalet ne peshperitje nga thellesia e shpirtit.
– Ndoshta pranvera qe e desha aq shume, ndoshta era è luleve do te me sjelle tek ju, bijat e mia.Shpirti im do te endet duke ju kerkuar ju…Alma qante me ngasherim e futur ne gjoksin e ngrohte te se emes. Degjonte frymemarrjen e fundit, rrahjen e fundit te asaj zemre te dashur e te lodhur aq shume!Shtrengonte fort doren e ftohte te sai.
-Alma, i thuaj Ines se jam ne nje enderr te bukur dhe nuk dua te zgjohem. Mos qani per mua, une do te ekzistoj, do tju shikoje nga lart e do tju ndjek ne cdo hap.Klithma te llahtarshme po degjoj. Po vjen nje stuhi e forte qe po me sfilit shpirtin e do te me
perplase ne humnere… -Qetesine qe kishte pllakosur ne dhome e thyen bubullima te forta. Po afrohej shtrengata.Shpirti i saj tani fliste me ane te syrit. I puthte me veshtrimet.Perpelitej e dridhej ne kthetrat e dhimbjeve qe i shperthenin nga fundi i zemres.Mbyllte syte, enderronte nje takim te ethshem pas te cilit shpirti i saj do te clirohej ..
-Violeta, – thirri Marjeta,__Po vjen Ina! Ajo ktheu koken nga dera me deshiren e zjarrte per te nxjerre ate mall, per ti pare ate dritezen e syrit te saj.Ina zbriti nxitimthi nga makina duke i ngjitur shkallet nga dy e tre.E kishte perveluar malli per perqafimin e mamit, per buzet e saj.Hapi deren duke thirrur
-Mamiiii, mamiiiii !!!! -Por mami nuk artikulonte dot me asnje fjale.Zgjati pak doren drejt saj. Ina u tremb nga pamja e saj. Beri nje hap prapa dhe filloi te qante.Violetes nuk i kishte mbetur asnje fije floku ,as vetulla. Syte e trupi skuqur…ishin efektet e transplantit.Vajza nuk mund ta besonte qe ajo ishte mami i saj, dikur aq e bukur.
– Afrohu zemer, puthe mamin!,- tha Marjeta duke u perpjekur ti shpjegonte shkaqet e kesaj gjendjeje.Ina qendroi si è ngrire per pak caste. E mblodhi veten, u afrua dhe përmes lotesh i tha:
-“O mami, o shpirti im, edhe keshtu je me è bukura ne bote per mua! “__Vuri re se goja i ishte deformuar. Afroi faqet tek buzet e saj qe ishin bere akull e spo e puthnin dot vajzen per te cilen malli e kishte perveluar.Syte i mbeten te hapur sikur donin te fotografonin syte e Ines. Nje lot rreshqiti nga syte e verbuar neper faqet e zhuritura..Heshtje varri. Ina è perkedhelte me dhimbje e dashuri mamin e saj te dashur qe nuk ishte me ne gjendje tia kthente perkedheljet. E mbytur ne lot, ktheu koken nga babai i saj i cili gjithashtu ngasherente ne kulmin e deshperimit.Atehere, duke mos gjetur asnje fine shprese ne fytyrat perreth, uleriti me nje ze te tjetersuar:
-Jo, Jo, jooooo…..mos ik mami, kam nevoj per ty mami, jam e vogel akoma, dua perkedheljet e tua mami!!! – Iu duk sikur nje perbindesh po ia rrembente mamin dhe ikte pa kthyer koken prapa. E pa mamin e saj te fluturonte drejt nje vegimi mbinjerezore.E leshoi koken mbi jastekun e saj. Dridhej e tera e llahtarisur…,,,Dridhej toka, qielli gjemonte si per te shoqeruar kete ngjarje te dhimbshme.Klithte e ulerinte shpirti i Vogel.
mami ishte nisur ne nje rruge pa kthim…
Terri i nates sikur te kishte goje , do te tregonte per ate pjese jete te Violetes qe mbajti aq dhimbje, aq ankth, aq tmerr e aq mall.!Do te tregonte per ate nate te vogelushes qe mallin e mamit se nxorri dot.Ajo pret te bjere tek ajo ndonje pende zogu, si nje shenje qe mami eshte me te, do ti flase, do ta shikoje….

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s