Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

KUR TË PREK, TRADHTIA…

Kur të prek tradhtia
Mos u përkul, ec si gjithmonë, me sytë liri
T’jep forcë Shipnia 
Dasmorë i parë t’i mbetesh valles n’malësi

Pas ke nëntë malet, që Sharrit i dhanë nam
Shall e plis e ballëkuqe, t’i ruan kulla e gurit
Koha të bënë lindje jete, të bënë me nishan
Shqipja ta lëshon vendin, në mes të flamurit

Kur të prek tradhtia
Ec si gjithmonë, me sytë liri e plisin n’kokë
T’jep forcë Shipnia
At’dheut t’i mbetesh, shtatore lirie mbi tokë.

 

ME FIJET, JETË E LUMNISË…

Dua ta qepi, dashninë
Për tokën e lodhur, nëpër udhët e trishtimit
Me fijet jetë e lumnisë
Si sytë e gjylpërës, që i prekin yjet e shpëtimit

Me gërshërë t’ia pres pëlhurën, barkut të qiellit
Shtatëzënë mbetur, me rrufe të mbrapshta të motit
Nga sytë e artë, t’ia marr dritën me liri dhe diellit
T’i lexoj shqiptarçe, germat e lotit, nëpër librat e Zotit

Dua ta qepi, dashninë
Nëpër udhët e trishtimit, nëpër tokën e gjakut
Me fijet jetë e lumnisë
Ku i lanë puthjet e para te guri, syt’e babaplakut.

 

PARA MËKATIT, TË PARË…

Nuk kishim lot
Vdekjen as që e kishim dëgjuar
Kishim një Zot
E përjetësi n’parajsën e lulëzuar

S’kishim fe e as ngjyra nëpër fytyra
Me sy të hyjnores pinim vetëm lumturi dhe dashuri
S’na djersitej balli, lulëzonte natyra
Shtatët s’na përgjakeshin, s’kërkonim drejtësi e liri

S’kishim as kufi
Shtatë zhveshur, ecnim tokës e qiellit
S’kish as robëri
Ishim dritë e hënës, ishim dritë e diellit.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s