ORËT E ZEMRAVE TE EMIGRANTEVE / Poemë nga Kristaq Turtulli

Poemë nga Kristaq Turtulli

 

ORËT E ZEMRAVE TE EMIGRANTEVE

Orë të pagjuma vëlla, janë orët e zemrave të emigrantëve,
Shalli i vjetër i nënës u bë garniturë,
Në mezenë e zakonshme së kohës së pathënë.
I shitën nën dorë, në tregun e zi.
Ëndrrat e mrekullueshme.
Në muajt e çmendura së pranverës së trishtë.
Fjala e dëlirë u mbars, ishte e virgjër, por mbeti shtatanike.
E vendosën në tavolinën e parlamentit ti bëjnë ekzaminime,
U krijuan të tjera parti, grupime, komisione.
E futën me nxitim në mesnatë, në kornizë të metaltë,
U përfol se nuk kish kohë
Ish dimër, binte shumë dëborë,

Përgjatë gërmuqes së fillimit të shekullit njëzet e një,
Qielli shkundte shpatullat me bezdi,
Nuk dëgjoi rrahjet të dëshiruara,
Të orëve zemra të mërguarve.
Që drithërohen për një aromë pranvere mëmëdhe,
Fjalë të çiltër zemre,
Premtim bese, malësie dhe miqësie.
Ujë të freskët burimi të kulluar që rrjedh nga shpati,
Një serenatë të ëmbël dashurie.
Zërat melodioze të bilbilave, kanarinave në mes të një pylli,
Erë të ngrohtë fushe dhe erë të freskët mali.

Orët e Zemrave të mërguarve.
Dita ditës po tkurren prej largësive,
Po marrin të ftohur, po rrudhen prej lëmsheve politikë,
Dhe vrapit të pandalshëm të viteve.
Vesa mëngjesore s’ ka më reflekse
Të lindë një puthje virgjërie.
Është bërë bronztë.
Qielli i kaltër është diku matanë
I humbi forca magnetike.
Nuk ka kohë dhe dëshirë tu kushtohet të ikurve,
Rend pas mbushjeve të xhepave dhe problemeve të mëdha,
Si të qëndrojë në këmbë një vezë pate..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s