PASQYRAT e mia – në përthyerje vjeshte / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

PASQYRAT e mia – në përthyerje vjeshte

Pasqyra ime e parë: – Nëna ime.
Sa herë shihem, më duket vetja e vogël.
(Oh, sa e bukur paskam lindur! )

Paqyra e dytë : -Rinia ime.
Asgjë e mençur.
Nga asgjë marrosur …

E treta:-
M’u trashëgua vetja.
Ime bijë, ma “vodhi” pasqyrën …
(Ku t’i shoh dhimbjet e shenjta !)…?

Pasqyra e shpirtit:-
As më sheh,
As nuk i fshihem.
Sy – ku rrëfehem.

Pasqyrat e botës:-
E Vërteta dhë Gënjeshtra…
(Kujdes, në pasqyrat e saj!)

Pasqyra ime e fundit:-
Rrudha fjalësh të pathëna…
(Ah, Pasqyrat…, Pasqyrat!…)

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s