Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Sikur largësia të matej…

Sikur largësia
të matet me hapa,
në hapësirat që rrok syri,
nuk do të kishte më
një këmishë dhimbje,
as një fjongo malli
s’do të kishte,
nuk do të kishte më
një kullë harrimi,
ku do të prehej
dhimbja pelegrine,
në vendin
ku do të shfajsohej e tashmja,
pafajësia do të fshihej.

 

Një burrë që flet…

Një rrap dardan, një lis që s’than,
një burrë që flet, kur bie tërmet.
Ti Bacë ke lind një ditë që s’erret,
në Trojën e Dytë, që kurrë nuk bjerret.
Në Trojën e dytë, në mijëvjeçarin e tretë,
në shekullin dardan,
me gur në shpirt,
Ti gurin e rëndë prometejan
e ngrite lart deri te qiejt!

 

Një vështrim hëne

Në natën e plotë,
hënën s’arrita ta njoh,
ndeza qirinj
në vend të yjeve,
m’u err shikimi,
veç munda të shoh,
një vegim të artë
në fusha luledielli.
Kur hëna duket
në mëngjesin që zbardh,
ëmbëlsinë e ditës
sjell me vete.
Një vështrim hëne
a është pasion apo faj,
kur skuqet dielli,
të djeg a të bën për vete!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s