Poezi nga Sermet Sulejmani

Poezi nga Sermet Sulejmani

 

NA MADËRO O FLAMUR

Ti erdhe nga qielli
atje ku vetëm ty të prek
dielli.
Sovrane, në qiellin e lirë,
ti o shpend, o shpend
i dëlirë.
Mos ke merak, ti fluturo
ndër shqipe mali, na beko.
S’të lënë ty për t’u dhunuar
djemë e çupa, o e bekuar!
Jo, s’i lëmë duart e zeza të
të prekin,
ta zhvatin – ata që dinë sall të lehin.
Fluturo shqiponjë, fluturo
shkërmoqi retë e zeza, na
madhëro…
Na bëj zemrën mal, na
hyjno,
të vdekurit na i ngjall, na
beko!

 

HESHT

Hesht,
se të degjon ajri,
se edhe muret kanë veshë
Prandaj, mëso!
mëso të heshtësh!
E, ndonjëherë kur të ndjesh
se e ke kapur diellin dhe e ke sjellë
thellë në zemren tënde,
hesht të lutem, hesht,
mos i trego askujt!
Sepse, forca e dashurisë sonë
është më e madhe, ajo humb dritën
i ndalë lumenjtë, i shuan zjarret
prandaj hesht!.. Lëri ato
në vendin tënd,
le të flasin urat zëshëm
per ndarjen tonë të madhe, ë?!
mos fol ti, lëre yjet
të flasin!

(E shkruar në Zenica të Bosnjës më 1983, dhe e përpunuar më
24 korrik 2017)

 

FUNES
(ose tre mëkate të Judës)

Më thonë se në librat e vjetra, biri im,
kur të të shfaqen njerëz me shpirtëra lugetërish,
Ti ik, ik nga ai vend i mallkuar!
Sepse aty pabesia është ves i madh sa një thes!
Aty griha e thikës, të futet thellë në zemër
nga njerëz që s’njohin as Zot, as mort.
Ata natën bredhin pas kurvave dhe lëshojnë lot,
Kurse ditën hiqen si lypsarë me bastun mjerimi,
Janë hileqarë të pabesë që i
shndërojnë lugina të tëra me lotë hidhërimi.
O Zot i Madh,
Si ta rikthej ‘’peshoren’’ e Osirisit tënd?
E kam fjalën; Vdekjen ta shdndërroj në Jetë. A mundem se?!
Të paktën në atë formulën Tënde kozmike me kuptim.
Si? Të lutem Zot, si? Sa për t’ia thënë, djalit tim!
Nëse Librat Tua të Shenjta predikojnë mëkat gënjeshtrën; ose,
Vdis në mjerim,
E unë? Ç’të bëj unë!?
S’jam as pa mëkate, e as kam qenë melaqe
Këtë gjithnjë e kam thënë
nëse jam i drejtë,
O Zot, ç’t’i them Kronit tim, për këto meraqe?!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s