EDHE PA FJALË… / Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

EDHE PA FJALË…
Hapësirave të retinës më shfaqesh
Me libra mbështetur gjoksit
Tek ecën menduar…
Papritur
Buzëqeshje gëzimi
Mes shoqesh në shkollë fluturon…
Aroma frymëmarrjeje lënë pas
Që josh…
Imazhi yt, në gjurmë vitesh…
Vel farfuritës mbuluar
Ylberëve të retinës më fton…
Sikur thua: “Eja…
Vazhdo të kërkosh…
Përballë, në tryezë
Në duar, kafja e mëngjesit, erëmirë
Valë pasioni rrezaton…
Ëndrrat frymëmarrjesh rënduar
Avull aromash ngjiten në hapësirë…
Filxhanit në dridhje buzësh
Buzëqeshja tinës syve hyn
Kaq shpenguar më shëtit në shpirt…
Ka çaste që matash…e matesh…
Papritur tërhiqesh shtërnguar…
Gjuha brënda buzësh ç’sekrete përtyp
Edhe pa fjalë…
Ndizemi…rrëmbyer…sy ndër sy…
Nëpër vibrime lëkure
Kohën e ndal…e ndal këtu…
Këtu…gjithmonë me filxhan në duar
Me ty… për të dy…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s