Poezi nga Mihal Gjergji

Poezi nga Mihal Gjergji

 

Zemra dhe fjala

Udhë, udha ime me prita
Ku më shpie kështu, s’e kuptoj?
S’mund të shembem nga maja ku mbrita
Vetëm dritë dhe liri ëndërroj

Mbaj një stap për t’a trembur vetminë
Le të jetë në çdo hap dëshmitar
Dhe një trastë ku ngarkoj pleqërinë
E kam hedhur mbi supet e vrarë

S’mund të eci me grigjën pa krye
Të besoj verbërisht s’ka se si
Zbrita poshtë një qiell me yje
Ndërsa ju, mbani terrin në sy!

S’jam Mesia të pres për ringjallje
Dhe pse kryqin e dhimbjes nderoj
As me mbretin nuk shkoj në përballje
Se nuk kam asnjë shpatë, as mburojë

Dorë e fatit më tundi zinxhirë
(Ç’profeci e ka shkruar kështu?)
Po unë zemrën e dua të lirë
Edhe fjalën, të lirë gjithashtu!

Nga vëllimi poetik “Kërkoj një strehë”

 

SY MË SY

Këtu paska lindur Kaini
Ndaj të vrasin;
guri i rëndë i pragut,
zemërimi i lumit Akhéron
edhe zjarri…
Po pse, pse vallë
heshtja juaj më e ftohtë se varri?!

 

ZËRA UDHE

Në udhën e ngushtë shtrënguar mes muresh
Çapitet çdo ditë një plak, si profet
Një qen qimekuq i fshehur mes shkurresh
i gris’ këmbë e rroba thinjoshit të shkretë

Kthen kokën, mat udhën e jetës me sy
Veç hija e tij i ka mbetur besnike
Diku do ndalojnë, do prehen të dy
Siç prehej dikur me një mike

Mbledh vite e rrudha, fildish në tespihe
Me vete nuk di çfarë do marrë
Trazon ca kujtime në heshtje vetmie
Si zogu mbi degën e tharë

Kjo lehje langoi ja tremb shpesh mendimet
As duart nuk di ku t’i futē
Ujana e syve që s’mund tē dremitet
I zbret nga një lot dhe ia zbut!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s